Grip, fruth dhe zgjebe, ISHP: Situata në monitorim, AHN1 dominon këtë periudhë

14 Shkurt 2024, 18:57Shëndeti TEMA
Grip, fruth dhe zgjebe, ISHP: Situata në monitorim, AHN1 dominon

Epidemia e gripit arrin një tjetër kulm në vendin tonë. Pas pikut të infektimeve në mesin e muajit janar, AH1N1, javën e dytë të shkurtit, shënon vlerat më të larta të të prekurve deri tani.

Mbi 17 700 raste janë konfirmuar të sëmurë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm këtë javë dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik kjo përbën shifrën më të lartë të infektimeve krahasuar edhe me dimrin e një viti më parë.

Referuar buletinit javor, në këtë periudhë piku të qarkullimit të gripit, moshat pediatrike janë më të prekurat. Ndërsa Tirana mban vendin e parë, ndjekur nga Gjirokastra e Lezha, për numrin më të madh të rasteve me grip dhe infeksione të tjera respiratore. Por, kryeqyteti aktualisht është kthyer në vatër infeksioni të fruthit. Nga 22 fëmijë të prekur me fruth deri tani, pjesa më e madhe e tyre janë në Tiranë, qyteti që mban vendin e parë për nivelin më të ulët të vaksinimit.

E pyetur nga A2, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, konfirmon edhe raste të prekur me zgjebe në vendin tonë, ndonëse, sipas saj, nuk kemi të bëjmë me shpërthim masiv epidemiologjik. Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik po monitorojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa u bëjnë thirrje mjekëve të qendrave shëndetësore të raportojnë çdo rast të dyshuar me fruth apo zgjebe.

1 Komente

  1. S
    Shendetesia zero

    Po kur shteti nuk ka kontroll dhe hipoptami do hyj nje dite ne Shqiperi . Ku eshte ministresha e shendetesise ku jane kontrollet tek ne po futet kushdo dhe nga do se qeverise nuk i shohin syte gje tjeter vec shenjat e euros e te dollarit. Ku po shkon ky vend pa kontroll kufitar.Me shendetesi cope cope qe vetem merr e sjep asgje produktive mbrojtese per popullin.

    Lini një Përgjigje