"Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish"

28 Tetor 2022, 20:50Shëndeti TEMA

"Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish"

Përveç luftës janë edhe sëmundjet. Një këmbanë bie nga bota e mjekësisë e cila që nga pandemia e fundit e CoVid-19 po mban në vëmendje idenë se bota tashmë është në pragun e një epoke pandemish. 

Në një intervistë për “Spiegel”, Sir Heremy Farrar, kreu i fondacionit të dytë më të madh në botë për kërkime mjekësore, Wellcome Trust, deklaron se sistemi u testua me pandeminë që kaluam duke verifkuar dobësi serioze. 

Sipas tij, nga janari deri në mars 2020, e gjithë bota, ndonëse kuptoi se çfarë po ndodhte, nuk reagoi duke humbur dy muaj shumë të vlefshëm. 

Nga ana tjetër, OBSH-ja gaboi rëndë kur nuk konsideroi shqetësimet për përhapjen nga ajri të virusit, çka diktoi politikat parandaluese për keq. Farrar megjithatë pranon se asnjë pandemi si kjo që kaluam, e cila mori jetët e miliona njerëzve nuk ka për të imponuar më mbyllje, apo karantinë sepse:

"Shoqëria nuk do ta pranonte më këtë gjë"

Mirëpo sjellja sikur çdo gjë tashmë mbaroi është shumë e gabuar. Virusi aktualisht po kërkon rrugët e veta për të çarë imunitetin e një bote që ka fituar një betejë. Problemi kryesor mbetet megjithatë ai teorik me implikime të mëdha ekonomike dhe praktike: a mund të ketë një pandemic koronavirusi sërish?

"Nuk e dimë përgjigjen për këtë pyetje. Hamendësimi im është se një pandemi e re koronavirusi tani është më pak e ngjarë sesa në vitin 2019. Megjithatë koronaviruset duhet të mbeten në krye të listës së agjentëve të mundshëm pandemikë".

I pyetur se kush patogjeni më kërcënues, ai përgjigjet:

"Gripi. Merrni p.sh H5N1, virusi i shpendëve. Është shumë vdekjeprurës, por prek kryesisht zogjtë. Është përhapur në mbarë botën. Nëse rastësisht një derr apo një njeri do të infekstohej nga virusi i gripit të shpendëve dhe një gri i thjeshtë njëkohësiht, atëherë H5N1 do të rikombinohej dhe do të kemi një patogjen të ri që mund të ishte po aq ngjitës sa gripi normal dhe aq virulent sa gripi i shpendëve. Është e pabesueshme që kjo gjë nuk ka ndodhur ende…"

Po pse njerëzimi po hyn në epokën e pandemive, një skenar terrorizues për çdo sistem dhe çdo shoqëri? Përkundrejt këtij pohimi, shkencëtari në fjalë bën një pohim që duket se zbulon bindjen se CoVid-19 ishte një incident në shkallë globale:

Në çdo rast pandemia e radhës me gjasë do të vijë nga mbretëria e kafshëve. Dhe ne nuk kemi një qasje sistematike për të kuptuar dhe kontrolluar këtë rezervuar masive virusesh që qarkullojnë te kafshët…

Çfarë kemi dëshmuar deri më tani nuk është rastësi. Në vitin 1999, nisi me virusin Nipah në Malajzi. Pastaj erdhi SARS-1, MERS, Ebola në Afrikën Perëndimore, Zika në Brazil, SARS-CoV-2. Ka përherë e më shumë njerëz në botë dhe jetesa së bashku në hapësira të vogla në qytete të mëdha favoizon përhapjen e shumë viruseve. 

Dhe diçka po ndryshon në ndërfaqësimin njeri-kafshë që e bën më të lehtë për virus të kërcejnë drejt nesh. Jemi 8 miliardë njerëz dhe po zgjerojmë habitatin tonë përherë e më tej në natyrë dhe kafshët po migrojnë në qytet. Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish".

1 Komente

  1. B
    Baliu

    At frike mos e ndaj me te tjeret, se eshte koha e Hallovinit!

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema