Pandemia nuk ka mbaruar ende, EMA paralajmëron valën e re me nënvariante të Covid-19

26 Tetor 2022, 21:10Shëndeti TEMA

Pandemia nuk ka mbaruar ende, EMA paralajmëron valën e re me

Pandemia koronavirus nuk ka mbaruar ende. Për këtë arsye, Agjencia Europiane e Barnave, EMA, paralajmëron një valë të re infektimesh me Covid-19. Një nga mënyrat për ta luftuar atë, thotë se është vaksinimi apo i marrjes së një doze mbrojtje.

“Një valë e re e Covid-19 pritet në javët e ardhshme, e nxitur nga nënvariantet e Omicron, sipas të dhënave të mbledhura nga qendra europiane për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve. 

Kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe ende jemi në një emergjencë globale, siç njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar. Prandaj, rekomandimin ynë për ju, qytetarët, mbetet ky: vaksinohuni, ose rivaksinohuni tani”, u shpreh Cavallieri.

Ai shtoi se një nënvariant i ri parashikohet të jetë konsiderueshëm i rrezikshëm dhe pritet të bëhet më dominant nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit.

“Për momentin nuk dihet nëse nënvarianti BQ.1 do të jetë më i transmetueshëm apo të shkaktojë simptoma më të rënda krahasuar me nënvariantet BA.4 dhe BA.5. 

Megjithatë, ajo çfarë dihet tashmë është se ka një aftësi të shtuar për t’i shpëtuar imunitetit të përfituar nga vaksinimi, infektimi natyral, përfshirë Omicron, dhe ka një rezistencë ndaj antritrupave monoklonalë”, shtoi ai.

Zyrtari i agjencisë europiane të barnave foli edhe epideminë e lisë së majmunit, ku konfirmoi se tashmë rastet janë në rënie.

4 Komente

  1. B
    Baliu

    The show must go on!

    1. T
      Toni

      Motrat ku ti keni hajduta!!!

      1. L
        L

        Pfizer thot qe kane genjyer mbi efektet e vaksines Ku 45 perqind e te rinjve kane probleme NE zemer MBAs vaksininit,kurse keta europianet e mencur thone futini dhe nje tjeter NGA MBAs . Pyetja shtrohet,pse duhet kjo vaksine e patestuar? Do 10 vjet studime per nje vaksine qe te shihen efektet te njerezit,ather pse kjo shtyrje per vaksine? E sidomos tani qe nje doze kushton 110 dollars. Pyes veten,kush do ye mbush xhepat me para dhe kush do I vuaj pasojat e ketyre pseudo vaksinave? Plus SE besoj SE Ka met njeri ne toke pa e marre virusin te pakten nje here. Ah po... Imunitet natural Nuk vlen... Follow the science Thot dr mortja fauci,me fal follow the money..

        1. B
          Budallenjeve une ju dukem si nje i cmendur ?!

          Juve shkruani se "nenvarianti BQ.1 ...dihet tashme se ka nje aftesi te shtuar per ti shpetuar imunitetit te perfituar nga vaksinimi" sepse "ka nje rezistence ndaj antitrupave monoklonale" , (pra na le te kuptojme se eshte fjala ndaj vaksinimeve qe jane kryer deri tani) ; ndersa tani Europa rekumandon se : "nje nga menyrat per ta luftuar ate ...eshte vaksinimi..." , (pra na le te kuptojme qe eshte fjala per nje vaksine te vecante per nenvariantin BQ.1 . Une kam provuar ne trupin tim te dy rastet : Covit-19 dhe Omikron BA2 duke provuar me bindje te llogjikeshme sepse egzistojne preparate qe i bllokojne "armatimin kryesor" me te cilin virusi-gjarper vret njerezit , por cuditerisht askush nuk deshiron te pranoje qe te lexoje nje permbledhje perbashkuse , e cila eshte shkruar duke u bazuar tek dy cmime Nobel ne mjekesi afro50-100 vjet me pare . VD

          Lini një Përgjigje