Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër investimin e ri për grafinë e shkallës së lartë të teknologjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika.
“Ne jemi duke ecur paralelisht në disa drejtime. Jo vetëm përsa i përket përmirësimit të flotës ekzistuese të pajisjeve, por edhe për rritjen e teknologjisë së shërbimit të radiologjisë. Ndaj jo vetëm nëpërmjet investimit që ne jemi duke bërë në vlerën 4.2 milion euro në gjithë Shqipërinë për fuqizimin e shërbimit të radiologjisë me 18 grafi të reja, me 4 skanera, një angiograf i ri që është duke u instaluar në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nga ana tjetër jemi duke fuqizuar ekipet tona mjekësore dhe stafet e tyre.
Pesë mjekë I janë shtuar Spitalit të Elbasanit, pjesë e ekipit të 100 mjekëve të rinj të atashuar në spitalet rajonale dhe bashkiake”, tha Manastirliu.
Duke folur për investimet e reja, Manatirliu tha: “Ne do të vijojmë investimet, ndaj planifikojmë që me buxhetin e vitit 2023 ne do të fillojmë investimin në Poliklinikën e qytetit, që do të përmirësojë shërbimin për sa i përket kujdesit ambulatory për qytetarët e Elbasanit.
Por nga ana tjetër, do të japim mundësinë që të kemi edhe shërbime të tjera ambulatore të vendosura në Poliklinikë pasi ne duam të zgjerojmë kapacitetet, edhe gamën e aparaturave të imazherisë”, tha Manastirliu.
Në kuadër të planit të përballimit të Covid19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave biomjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 mln euro. Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të pajiset me një angiograf të ri. Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë. Lista e plotë e spitaleve dhe poliklinikave ku do të instalohen pajisjet e grafive dhe ECHO.
Po ky palloshi i bashkise ca do aty mbrapa?!Ka dy vjet qe ka nisur 100 m rruge per tek varrezat e qytetit dhe se ka mbaruar akoma.Po kandidoi kete PS-ja edhe heren tjeter do ta kete shume te veshtire fitoren ne Elbasan dhe kete po e thote dikush qe ka votuar per te!
Po ministre, investimi eshte me parate tona, dhe nuk duhet te krijohen kushte qe keto investime te perdoren per vjedhjen e qytetareve te thjeshte qe kane nevoje per keto pajisje, pasi i kemi blere me djersen dhe gjakun tone. Mos lejoni qe mjeke te pandergjgjshem, qe duket se nuk jane te pakte, te shfrytezojne taksat tona per te na rivjedhur. Mendoj qe kjo eshte detyrim jo i vogel, por qe me sa duket nuk vihet fare uji ne zjarr per te.