Pas Kinës, pneumonia “misterioze” shfaqet në vendet evropiane dhe në SHBA

1 Dhjetor 2023, 17:16Shëndeti TEMA
Pas Kinës, pneumonia “misterioze” shfaqet në vendet

Rastet e “pneumonisë misterioze” që u shfaqën fillimisht në Kinë, tashmë duket se po identifikohen edhe në përtej Pekinit. 

Sipas raportimeve, përpos autoriteteve shëndetësore në Kinë, në gatishmëri janë edhe ekipet në Evropë dhe SHBA pasi numri i pacientëve që po shfaqen me simptoma është në rritje.

Deri më tani, duket se grupmosha dominuese janë fëmijët dhe adoleshentët. Rasteve në fjalë, mjekët po u referohen si “sindromi i mushkërive të bardha.”

Në shumë zona, shkak është bërë mycoplasma pneumoniae, një bakter që zakonisht shkakton infeksione të lehta, por përhapet me shpejtësi.

shkruan gazeta britanike “Daily Express”, një ekspert duke parë situatën në Kinë ka folur për “sindromën e mushkërive të bardha”.

Për sa i përket pamjes klinike, me një radiografi të thjeshtë, në mushkërinë e pacientëve mund të dallohen njollat e bardha që tregojnë zona inflamacioni. Këto nga ana tjetër shkaktojnë akumulim të tepërt të lëngjeve në mushkëri. Për këtë arsye sindroma e pneumonisë mori këtë emër.

Disa epidemiologë në SHBA kanë argumentuar gjithashtu se numri i madh i rasteve të ftohjes dhe gripit mund të jetë për shkak të kufizimeve të koronavirusit që penguan njerëzit që të zhvillonin imunitet natyror.

Gazeta kineze "Global Times" , e cila është e afërt me regjimin komunist, pranoi se spitalet po përballen me flukse të shtuara. Megjithatë, presioni për sistemin shëndetësor nuk është i njejtë si ai në kohën e pandemisë.

Pas Kinës dhe në Evropë është konstatuar shtim i rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve me sindromën e mushkërisë së bardhë, ndërsa orët e fundit autoritetet shëndetësore amerikane po këshillojnë qytetarët dhe spitalet të jenë në gatishmëri.

Holanda po përballet me një valë serioze të rasteve të pneumonisë te fëmijët. Në SHBA, fillimisht Ohio dhe më pas Massachusetts raportuan se kishin parë gjithnjë e më shumë raste të kësaj pneumonie.

Një epidemi e “pneumonisë misterioze” ka shpërthyer edhe në disa vende evropiane, si në Holandë, Danimarkë dhe Suedi. Kjo sëmundje e frymëmarrjes, siç theksojnë mjekët, transmetohet përmes kollitjes, teshtitjes, të folurit, të kënduarit dhe frymëmarrjes me pika mikroskopike.

1 Komente

  1. l
    lypsi

    Do te filloje ndonje "Covit" tjeter per te mbushur xhepat e gjakpiresve.....!!!!????

    Lini një Përgjigje