Mjekja Lida Shosha reagon ndaj Grida Dumës: Mjekësia nuk mund të sulmohet për interesa meskine

16 Nëntor 2023, 13:29Shëndeti TEMA

Mjekja Lida Shosha reagon ndaj Grida Dumës: Mjekësia nuk mund të

Mjekja Lida Shosha, ka reaguar ashpër ndaj Grida Dumës, e cila ka zhvilluar një emision, ku ka marrë ngjarjet tragjike, duke i analizuar në studio me analistë. Sipas mjekes, Duma, do të duhet të debatonte me specialistë, e jo të sulmonte në mënyrë qitëse systemin dhe profesionistët.

Postimi i mjekes

Top story i marrëzisë"

●Problemet duhen adresuar,Znj Duma, po është e disata herë që  ju keni zgjedhur një mënyrë të padrejtë duke baltosur një sherbim kolosal mbi 17 vite që Spitali Amerikan jopublik,  i jep popullatës, duke ftuar njerez gjobaxhinj qe kanë mbush thesin e vitit të ri me topa balte , kundrejt mjekëve e stafit mjekësor  të Spitalit Amerikan, dhe ku pala e akuzuar, nuk është pjesë e diskutimit. Se per cfare e beni ju kete eshte me se e kuptueshme. Eshte fatkeqesi qe bini ne nivelet e nje gazetarie mjerane.

●Kur flisni për spitalet, ftoni mjekë specialistë të mirëfilltë, ftoni palët,

E ftoni mjekë  qe kanë djersitur  ditët e netët e jetës së tyre nëpër spitale, pavione pa ngrohje, salla operacionale  pa ftohje, ku djersa të ridhte çurg në kërbishte e dysheme, ku perballeshe me njerëz të armatosur që shqyenin e thyenin pamëshirshëm dyert e spitaleve nga proçkat e destabilitetet  e politikbërësve te këtij vendi.E nderkohë që ka një strukturë spitalore, ku pacientit nuk i duhet më te ngrejë jorganë, batanije, çarçafe, peshqirë, pizhama, ujë me bidona për tualetet, të blejë ilaçe e serume në farmaci, por të paguajë në kasë ,si kudo në botë, e ti shërbehet me profesionalizëm,  hajde ti biem dhe këtij.

Jo moj Zonjë, e keni gabim. 

● Ftoni njerëz , pjesë të sistemit,  se nuk keni tagrin as ju, as ata te ftuar të injorojnë investimin e atyre  mjekëve që për tu bër te aftë, sic i do koha, cilësorë  në kët vend që investon zero , po zero lekë për formimin e mjekut, që e degjeneron kur i intereson dhe e bën hero kur i duhet të mbajë frenat e kariges se pushtetit, se  pa mjekët, sistemi  eshte si gruaja pa brekët.

●Keta mjek kanë lën familje e femij vetëm, rrugeve te botës,me shpenzimet e tyre, për pak dije, se ky vendi jonë halleshumë në 30 vite postdemokraci, ka lekë për tallava, por  jo për investim në shkencë e shëndet, ky vendi jone ka buxhet për lluks në godina, kollaro, e makina,  po jo lluks te trurit, e lluksi i trurit do lekë,  kohe, punë , natë  e  dite nonstop, te rendësh në vende europiane , ku vërtet ka mjekësi moderne e shteti investon për shëndetin e qytetarit te vet.

●Të rendesh pas trenit te dijes në një  mjekësi moderne që ecen e nuk di të ndalet, e kur mendon se pothuaj arite në një stacion, të mbet dora në ajër, treni i dijes të  ka lën targat për tjeter destinacion akoma me avangard, e mjeku mbetet atlet i përjetshem,dhe rob i ketij profesioni të padyte ne shoqeri.

●A vdesin njerëz në spitale,  sigurisht që po, spitali është vend ku shtrohen te sëmurë të gjithë kategorive, nuk shtrohet kush për vakanca, e mirë është tu shërbehet deri frymën e fundit, se dhe vdekja ka dinjitetin e vet, e të krijohen struktura siç i ka bota, se mbeti mileti duke dhënë shpirt ,  në shtëpi mes dhimbjeve lebetitëse qe tmerrojne familje, fis e femi.

●A infektohen njerëz në spitale, fatkeqësisht po, rreziku është për dy palët, dhe pacientin dhe mjekun e infermierin, a e di çdo te thotë të marësh bisturinë e  të operosh në një pacient me HiV- sida , hepatit B, C, një moment çpimi të ndan nga infektimi.

Sigurisht që nuk e di, po ta them unë, e kolegë të mi që kemi  operuar me dhjetëra, e marë përsipër riskun e infektimit , për të shpëtuar pacientin, e për të dhënë shpresë aty ku ka agoni.

● A e dini sa mjek e infermiere vdiqën te infektuar nga Covidi, duke shërbyer pacientëve?

●A ka komplikacione po mjerisht  ka, e asnjë mjek me vetëdije e ndërgjegje, kurrë nuk do donte ti vdiste pacienti ndër duar,  komplikacione ka si kudo në botë,  dhe bota e zhvilluar investon ta ulë % e komplikacioneve te parandalueshme, se komplikacionet e lidhura me sëmundjet gjithmonë do jenë prezente në mjekësi, por bota e zhvilluar ndërhyn ,  duke investuar tek mjeku së pari, duke i vën në dispozicion infrastrukture më të avancuar, duke e trajnuar në mënyre të vazhdueshme, duke e edukuar e aftësuar akoma,më shumë, dhe vlerësuar dinjitetshëm për këtë investim te pashoq jetësor. Ne Shqipëri kete investim ne mjek,  e ka bere Spitali Amerikan.

●Mjekësia nuk është shkencë egzakte,  nuk eshte as  aritmetikë e Ramës, 2+2=4, po është mjerimisht e  Bashës 7x7=37,   në mjekësi  ka  dhe malpraktis,  Po ka, e

dënueshme nga organet e ligjit, dhe e  ndëshkueshme nga ligji,  jo militantët partiakë e pseudoanalistë analfabetë qe skanë kurfare lidhje me dijen, shkencën, mjekësinë dhe  mjekun.

●Ka shumë për te thene, e spo i bie më gjatë po nëse,sdo vinin ata mjekë të huaj, të cilët i anatemuat në emisionin tuaj, të bënin transplantet e veshkës, ata mbi 220 pacientë shqiptarë ose do kishin vdekur, ose do vdisnin rrugëve te botes,për pak jetë, e sot mjekë shqiptarë të kësaj strukture, te trajnuar jashtë,  janë aftësuar e bëjnë këto transplante si kudo në qëndrat moderne te transplantimit në botë, e sa e sa  ndërhyrje inovative, proçedura jetëshpëtuese, që zanafillën e kanë ekskluzivisht në këte spital,  e  sa e sa shërbime  për qindra mijëra,pacientë struktura ka,dhënë natë e ditë,  ndër vite.Këto sigurisht ju Znj Duma i dini, megjithese keni zgjedhur te beni sikur nuk i dini ose minimalisht te mos informoheni siç duhet.Po se paku informohu sa transplante te veshkës janë arrit te bëhen me sukses në spitalet publike.Informohu se informacioni eshte poëer në duart e njeriut te mençur.

-Nderkohë ne kemi zgjedhur  te punojmë në vendin tonë, pavarësisht baltosjes, gurëve, llumit të marrezise ndaj mjekut në vite,  e do vazhdojmë, sepse kemi shumë gjëra për ti dhënë këtij vendi,  që  ka kaq shumë gjëra  për tu  përmirësuar, e do vazhdojmë  në rrugëtimin tonë me përkushtim te investojmë akoma më shumë tek vetja , te reflektojmë e të fokusohemi përherë   në cilësinë  e shërbimit mjekësor  ndaj njerëzve të sëmurë, në marëdhëniet me pacientin, në te drejtat e përgjegjësitë dypalëshe...

● Kur si bini dot  gomarit, mos i bini samarit thote populli jonë,  i mençur shumë,  e mos vazhdoni më të villni vrer dhe kunder asaj pakice mjekësh te devotshëm, që ka mbet në kët vend.

●Nëse,doni te ndihmoni njerëzit,  adresoni problemet reale në mjekësi, ato qe ne kemi vite, e vite që i themi pa pushim,

-Pse në shëndetësi ka nje keqmenaxhim hektik nga cdo qeveri. Pa nje politike lineare te mirevendosur nder vite.

-Pse nuk ekziston, nuk egziston po fare,  fondi i sigurimeve shendetesore ?

-Pse pacienteve nuk u mbulohen shërbimet qe marrin në sistemin publik dhe privat ?

-Pse nuk investohet me Platforma te mirëstudjuara dhe efektive me ritmet në shëndetësi, për edukimin në vazhdim te stafit mjekesor ?

-Pse nuk ka nje fond per kerkim shkencor ?

-Pse nuk ka kontroll mbi sigurine e cilesise dhe procedura te mirefillta akreditimi te sherbimit që ofrohet ne qendrat publike dhe private ?

-Pse ikin mjekë, infermiere, ustallare, marangoze e këpucarë?

-Si mund te ndalet rjedhja,jo vetem e trurit por dhe e stomakut e zorrëve, se këtij vendi do i mbesë një ditë veç skeleti që si hyn në punë as dreqit, veç laraskave..

Dr.Shk.Lida Shosha

9 Komente

  1. f
    foshnja

    Grida Duma nuk ka punuar asnje dite ne jeten e vete si profesioniste. Cili eshte profesioni i saj?

    1. s
      salinjani gangsterri fshatit

      kush e ? Grida , Aaaaaaaaaaaa , haah haaaaaa Grida ! Mesa di une qi e kam mbajtur ne prehr Griden kur ajo luftonte me problemet e Divorcit ,kur shte e martueme , Gojorja ,eshte vertet Profesoniste .

    2. T
      Top chanel kurverie

      Gra-kurva vulgare,si Grida,vec keto lloj produktesh poshtersish,do te vazhdojne te prodhojne.

      1. P
        Populli

        PO SA GJAK DUHET TE BIEN PACIENTET TE JU KUR OPEROHEN, O SPITAL HAJDUTESH?!!!! I BENI PRESION NE MES TE NATES PER GJAK!!! NDRYSHE DO VDISNI U THONI!!!

        1. M
          Manushaqe Doku

          bravo mjeke Lida e ke qare shkrimin ,ke shkruar me shume profesionalizem, shkrimi eshte bindes dhe mirekuptues per te gjithe, e ke thene te verteten ashtu sikurse eshte por mediat ketu ne Shqiperi jane kthyer ne sherbetore te politikes,kane frike nga padronet e tyre po te thone te verteten ,mjere ky vend se cpo heq me kete politike te kalbur qe mendojne vetem per karrigen e tyre dhe po e lene kete vend ne trazicion te perhershem!!!!!!!!

          1. m
            mirel

            Doktoresha nuk duhet ta trajtoje problemin sikur mjeket e Spitalit Amerikan punojne falas edhe pse Grida i ka kaluar caqet gazetareske ne studion e Topit

            1. E
              Esat

              Shkrim pa koke e pa kembe, me gabime gjuhesore, me fjali qe nuk lidhen, mbushur me deklarata mallengjyese ("te rendesh mbase trenit te dijes..."). Po aq e dobet sa Grida Duma, Shqiperia vuan nga pseudo-intelektuale gjysem analfabete.

              1. D
                Duma

                Kjo Mjekja boni rreklamin mëtë bukur për Spitalin Amerikan! Di një shembull mund jua jap edhe me emër, pacientit i kanë kërkuar mijera euro për operacion, dhe në ooperacion ju ka vdekur, dhe pa turpësia më e madhe që përsëri i kanë kërkuar euro familjarëve pacienti të vdekur! falë një infermjere që i ka treguar familjarëve ,se pacienti ka vdekur ,por mos jepni ero mo,ky është Spitali Amerikan që nuk ka asnjë mjek Amerikan!

                1. P
                  Populli

                  Ne spitalin Amerikan ke frike te vizitohesh se te nxjerin me semundje zemre per te bere operacion 11000 €

                  Lini një Përgjigje