Shkencëtarët shumë pranë krijimit të zemrës së parë biologjike në laborator

15 Korrik 2022, 11:20Shëndeti TEMA

Shkencëtarët shumë pranë krijimit të zemrës

Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator, mbetet ende një nga synimet më të mëdha të të gjithë ekspertëve që janë të angazhuar në inxhinierinë bio-mjekësore, një qëllim që do të zgjidhte problemin e madh që ekziston në fushën e transplanteve të zemrës, me mungesën e këtij organi jetik për jetën e njeriut.

Por siç e shpjegon një deklaratë e Shkollës Xhon A.Polson të Inxhinierisë dhe Shkencave të Zbatuara në Harvard (SEAS), për të arritur një qëllim të tillë duhet të kopjohen në mënyrë të përsosur të gjitha strukturat dhe mekanizmat e ndjeshëm që rregullojnë zemrën e njeriut.

Dhe është një proces shumë i vështirë për t’u riprodhuar, sidomos lëvizja që bën një zemër që rreh. Ekspertët besojnë se kjo lëvizje delikate është në të vërtetë shumë e rëndësishme për pompimin e gjakut. Por deri më sot nuk kanë qenë në gjendje ta tregojnë arsyen.

Pasi është e vështirë të krijohen zemra biologjikisht të njëjta me tonat, dhe që të kenë struktura dhe rreshtime të ngjashme. Gjithsesi, ekipi i bioinxhinierisë në SEAS, ka hedhur hapin e parë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Studiuesit njoftojnë se kanë ndërtuar modelin e parë biohibrid të një barkusheje të një zemre njerëzore të kompletuar me qeliza rrahëse të zemrës, të rreshtuara në mënyrë spirale. Pikërisht përmes kësaj barkusheje të re artificiale, studiuesit ishin në gjendje të tregonin se lëvizja përdredhëse, dhe shtrirja e muskujve rrisin gjakun që barkushja mund të pompojë.

Studiuesit përdorën një teknikë të prodhimit të indeve të quajtur Lëvizja Rrotulluese e Përqendruar (FRJS).

Me këtë teknikë ata kanë prodhuar fibra të përafruara në spirale dhe me diametra të ndryshëm, të gjitha shumë të vogla dhe me një gjatësi disa nanometra. Metoda është përshkruar në detaje në një studim që u botua së fundmi në revistën “Science”.

Kjo punë është një hap i madh përpara sa i përket biofabrikimin të organeve, dhe na çon më pranë synimit tonë përfundimtar për të ndërtuar nga e para në laborator një zemër njerëzore për transplantim”, - thotë Kit Parker, profesor i bioinxhinierisë dhe fizikës së aplikuar SEAS dhe një nga autorët e studimit.

Ndërkohë, studiuesit demonstruan se teorikisht, procesi që ata përdorën është i shkallëzuar. Pra, ai mund të përdoret gjithashtu edhe për të krijuar një zemër njerëzore me madhësi reale. Ata nuk e kanë provuar ende këtë të fundit, pasi duhen përdorur miliarda kardiomiocite, qeliza të muskujve të zemrës, një sasi që të paktën për momentin, shkencëtarët nuk janë ende në gjendje ta kenë në dispozicion. CNA.al

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Një maloke po të veshet me roba të shtrenjta, me makin luksoze, me makiazh modern, një ushqim me cilësi, del dhe më e bukur se aktoret e hollywood.

    1. Z
      Zvx

      Si arriti ameba të krijojë këto miliarda qeliza të zemrës, kardiomiocite, që njeriu i sotëm, miliarda herë më i zhvilluar se ameba, nuk po i bën dot?!

      Lini një Përgjigje