VIDEO/ 4 mënyra për të forcuar kujtesën dhe rritur përqendrimin

8 Janar 2026, 17:00Shëndeti TEMA
VIDEO/ 4 mënyra për të forcuar kujtesën dhe rritur

Gjithnjë e më shpesh neuroshkenca bashkëkohore po konifrmon se aftësia për t’u përqendruar nuk është një tipar fiks dhe i përhershëm. Në fakt, ajo funksionon dhe formësohet nga sjelljet tona të përditshme.

E ftuar në episodin e fundit të Apostrof Podcast, mjekja neurologe Dr. Entela Basha shprehet se aktiviteti fizik luan një rol kyç në përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit, ndërsa shton se nuk ka rëndësi nëse është fjala për aktivitet fizik të zhvilluar në ambiente të mbyllura apo në natyrë, pasi vetë aktiviteti fizik rrit nivelet e neuromediatorëve kyç si adrenalina dhe serotonina. Të dy këta neuromediatorë lidhen ngushtësisht me rregullimin e humorit, ekuilibrin emocional dhe aftësinë për t’u përqendruar.

Por, përtej aktivitetit fizik, Dr. Basha shpjegon se leximi aktiv është një tjetër mënyrë e fuqishme për të stimuluar truruin. Sipas saj, kryerja e analizave, interpretimi i ideve dhe nxjerrja e konkluzioneve janë të rëndësishme për shkak të përpjekjes mendore që nxitin.

Ngjashëm, aktivitete që lidhen me zgjidhjen e problemeve, si ushtrime matematikore apo fjalëkryqe, ndihmojnë në angazhimin e disa sistemeve konjitive njëkohësisht.

Ndërkohë po aq i rëndësishëm, ndonëse shpesh e nënvlerësuar, është roli i marrëdhënieve ndërpersonale. Dr. Basha shprehet se të shpenzuarit kohë me njerëz pozitivë dhe që na bëjnë të ndihemi mirë, luan një rol të konsiderueshëm në përmirësimin e fokusit dhe kujtesës. Siguria emocionale dhe gëzimi ulin ngarkesën konjitive, duke mundësuar që sistemet e vëmendjes të funksionojnë në mënyrë më efikase.

Të marra së bashku, këto zakone japin një mesazh të thjeshtë por të fuqishëm: të mbash trurin aktiv nuk kërkon ndonjë rutinë të jashtëzakonshme dhe as mjete të specializuara. Lëvizja, të menduarit dhe lidhjet njerëzore mbeten mënyrat më të besueshme për të përmirësuar përqendrimin, kujtesën dhe shëndetin konjitiv afatgjatë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Ja pse kujtimet e këqija jetojnë më gjatë! Dr. Entela Basha: truri, neuroplasticiteti dhe kujtesa

Lini një Përgjigje