VIDEO/ “Truri nuk ka zona të vdekura”, mjekja neurologe: Çfarë na mëson neuroplasticiteti

4 Janar 2026, 11:19Shëndeti TEMA
VIDEO/ “Truri nuk ka zona të vdekura”, mjekja neurologe:

Për dekada me radhë mendohej se nëse truri pësonte një dëmtim apo traumë, zona e prekur kthehej në një ‘zonë të vdekur.’ Humbja konsiderohej e përhershme, me pak shpresë se mund të rekuperohej.

Por, mjekja neurologe Dr. Entela Basha, thotë në Apostrof Podcast se neuroshkenca moderne e ka hedhur poshtë këtë hamendësim. Studimet tashmë tregojnë se truri është gjatë gjithë kohës në punë, duke krijuar vazhdimisht lidhje të reja mes neuroneve. Veçanërisht gjatë fëmijërisë dhe rinisë, deri në mes të të 20-ave, truri është tejet aktiv në krijimin e sinapseve të reja, duke e riformësuar veten në përgjigje ndaj përjetimeve por edhe mësimit të gjërave të reja.

Basha shton se, ndërsa ritmi i neurogjenezës – procesi i krijimit të neuroneve të reja – bie me moshën, truri nuk ndalon asnjëherë së krijuari lidhje të reja sinaptike. Sa herë që përballemi me një informacion të ri, veçanërisht diçka që na ngjall interes dhe na përfshin emocionalisht, truri përgjigjet duke forcuar dhe ndërtuar lidhje të reja nervore.

E thënë thjesht, vëmendja është tejet e rëndësishme. Në momentin që diçka  na ngjall interes, truri fokuson resurset e tij duke krijuar lidhje të reja, të cilat bëjnë të mundur që ai informacion të integrohet në kujtesë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

Ja pse kujtimet e këqija jetojnë më gjatë! Dr. Entela Basha: truri, neuroplasticiteti dhe kujtes