VIDEO/ "Aktiviteti fizik është jetik, por palestra nuk është zgjidhja!" Ja çfarë sugjeron ortopedi Vilson Ruci

7 Shtator 2025, 16:09Shëndeti TEMA
VIDEO/ "Aktiviteti fizik është jetik, por palestra nuk

Kirurgu ortoped Dr. Vilson Ruci thekson se aktiviteti fizik është jetik për shëndetin e trupit, por sipas tij palestra nuk duhet parë si e vetmja apo si zgjidhja më e mirë. Kështu shprehet kirurgu ortoped Dr. Vilson Ruçi, i cili thekson se alternativa më e aksesueshme dhe më e natyrshme për të gjithë mbetet ecja e përditshme.

“Palestrat nuk janë në të gjitha qytetet, janë një mundësi e mirë, por jo më ideale. Unë do të rekomandoja ecjen, ecjen me këmbë 45 minuta, një orë në ditë. Ecje me këmbë për pesë, gjashtë kilometra në ditë. Minimumi duhet të bëjmë 10.000 hapa në ditë, që janë rreth shtatë kilometra,” – tha Dr. Ruçi në një intervistë për Apostrof Podcast.

Ai shtoi se edhe biçikleta mund të jetë një alternativë e dobishme në qytete si Tirana, por sipas tij, ecja është baza që duhet të shndërrohet në zakon të përditshëm. “Një zakon i tillë i thjeshtë bën diferencën për shëndetin e kockave, muskujve dhe gjithë organizmit,” – nënvizoi mjeku.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Si po e "rishkruan" jeta moderne skeletin njerëzor?