I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, Kirurgu ortoped Dr. Vilson Ruci ka ndarë një këshillë të thjeshtë, por me ndikim të madh për shëndetin e trupit në epokën e ekraneve. Bëhet fjalë për skemën e njohur edhe si rregulli "20-20-20", një skemë e lehtë për t’u mbajtur mend dhe për t’u zbatuar nga kushdo që shpenzon shumë kohë ulur para ekranit të kompjuterit ose të telefonit.
“Një tjetër mënyrë shumë e mirë, është një skemë e thjeshtë, që mbahet mend nga të gjithë. Njëzet, njëzet, njëzet, që do të thotë në çdo njëzet minuta duhet të shkëputemi, të ngrihemi në dritare, të shohim larg për njëzet sekonda të paktën, për njëzet metra në distancë.”
Ky fragment është pjesë e episodit më të fundit të Apostrof Podcast, ku Dr. Ruci flet mbi rreziqet që jeta moderne i sjell skeletit njerëzor, disevolucionin që është duke ndodhur në trupat tanë, por edhe mënyrat se si mund të mbrojmë trupin nga pasojat e ekraneve dhe qëndrimit ulur.
Episodi i plotë i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00
Si po e "rishkruan" jeta moderne skeletin njerëzor?
Na thuaj konkret dhe pak me gjate arsyen dhe se vjen dhe si vjen permisimi ok dok torrr
Per te gjitha cfar shkruan Doktori jane shume te sakta qe vlejne per te mbrojtur shendetin ? Do kurajo dhe force te brendeshme ti zbatosh te shpeton edhe nga shume semundje te trurit si depresioni skleroze dhe Pankison , te gjitha jane qetesus per trurin qe ska nevoje te perdoresh shume ilace ? Sidomos Ecja hapat duhen bere duke e filluar nga pak derisa te arishe maksimumin e mundeshem ? Keto vlejne sidomos per te moshuarit , pak fiskulture sipas takatit . Jam e moshuar kisha goxha probleme eleminova ilacet e forta te tensionit duke regulluar edhe ushqimin qe eshte kryesorja per ne te moshuarit ? Duhet te qendrosh larg Stresit .Ju keshilloj lexojini ato shkrime dhe zbatojini sipas takatit gradualisht ,kujdes nga ilacet e TENSIONIT kane shume efekte anesore ?