Me rastin e 50 vjetorit të revoltës, presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi ish-burgun e Spaçit.
Në fjalën e tij, Begaj vuri theksin te respekti ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për liri.
“Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes.
Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne”-tha Begaj.
Në fund të fjalës së tij, Begaj tha se të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, ata përçojnë tolerancë, mençuri, shpresë dhe mirësi.
“Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë.
Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rendësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëptur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë.”- shtoi presidenti.
Në revoltën e Spaçit më 21 Maj 1973 që zgjati dy ditë, regjimi komunist pushkatoi 4 të dënuar politike, Skënder Dajën, Dervish Beken, Hajro Pashain dhe Pal Zefin.
Shumica e tyre ,e kane merituar Burgun.
Nuk e di pse Shtetit Shqiptar nuk e ben muze burgun e Spaçit. Mendoj se ja vlen, pasi ky do te jete nje Auschwitz i dyte dhe do kete vizitore nga e mbare Bota.