Shqipëria përpara dhe e ardhmja e rrezikshme që i vjen pas

21 Maj 2023, 11:04Sociale TEMA

Shqipëria përpara dhe e ardhmja e rrezikshme që i vjen pas

Nga Ornela Çuçi

Pardje ndodhi sërish. Kryetituj të mediave që jepnin alarmin. Pamje që tregonin tronditjen dhe tmerrin. Sheshe të kthyera në liqene. Shtëpi të rrënuara. Jetë të penguara. Dhjetëra të vdekur.

Një makth i kthyer në realitet.

Gjashtë muaj shi, që vërshuan brenda një dite e gjysmë duke nxjerrë nga shtrati mbi 20 lumenj, e përmbytën mijëra hektarë në Itali. Përmasat e kësaj fatkeqësie – siç sqarojnë autoritet, por edhe banorët janë të papara në një shekull.

“Fatkeqësia e shekullit” ndodhi vetëm pak milje larg Shqipërisë.

Në një rajon të prirur ndaj tërmeteve shkatërruese, përmbytjeve katastrofike, zjarreve gjithnjë e më të vrullshme dhe rrëshqitjeve të dheut, Shqipëria gjithashtu po vuan më së shumti nga ndryshimet klimatike në Evropë.

Është një histori disavjeçare kjo: çdo vit vazhdojmë të kryesojmë listën e vendeve europiane, si më të prekurit e më të rrezikuarit nga këto ndryshime. Drini na përmbyt çdo dy vjet. Vjosa, virgjëresha jonë e bukur, e lë shtratin çdo pesë vjet, e nuk na kursen në këto vërshime të saj.

Raporti vjetor i rrezikut global nga Bündnis Entëicklung Hilft dhe RUB (2019) e rendit Shqipërinë si vendin e parë në Evropë dhe të 61-tin në mbarë botën për sa i përket rrezikut nga fatkeqësitë. Ndryshime që nuk mund t’i kontrollojmë. Dhe me sa duket, gjithnjë e më shumë, as nuk i menaxhojmë dot.

Shifrat janë tronditëse. Sipas raporteve nga Banka Botërore dhe Fondi Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen e Fatkeqësive (GFDRR), Shqipëria është shumë e ndjeshme ndaj tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

Baza e të dhënave ndërkombëtare të fatkeqësive (EMDAT) tregon se përmbytjet përbënin shumicën e fatkeqësive natyrore nga viti 1979 deri në vitin 2019, me 38% të të gjitha ngjarjeve, të ndjekura nga tërmetet me 15%.

Shqipëria rrezikohet nga të dyja. Për rrezikun nga zjarret dhe erozioni, ende duhen shtuar disa përqindje.

Dhe ndikimi i tyre në të ardhmen e vendit është përcaktues. Veçanërisht në ekonomi.

86% e territorit të vendit është e prirur ndaj ngjarjeve të tilla, të cilat prekin drejtpërdrejt 88.5% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Humbjet vjetore për shkak të fatkeqësive arrijnë në afërsisht 2.5% të PBB-së, ekuivalente me rreth 68.7 milionë dollarë çdo vit.

Gjatë dekadave të fundit, Shqipëria ka përjetuar shumë fatkeqësi të mëdha, si përmbytjet, tërmetet dhe ngjarjet ekstreme të motit, që kanë marrë 163 jetë dhe kanë prekur rreth 4 milionë njerëz.

Urgjenca që japin shifrat është shqetësuese dhe bie si këmbanë që paralajmëron një rrezik të madh dhe i cili nuk mund të shmanget lehtë.

Në dekadën e fundit, janë investuar mbi 100 milionë dollarë në infrastrukturën e digave, argjinaturave dhe sistemeve të ujitjes, si mbrojtje shtesë kundër përmbytjeve. Rehabilitimi i 14 digave dhe 60 kilometra argjinaturave ka forcuar masat e mbrojtjes nga përmbytjet. Por, përballë forcës së natyrës, a mjafton?

Në vendin tonë, një ndër sfidat kryesore është shërbimi i informacionit klimatik dhe përmirësimi i kapaciteteve të bashkive për të adresuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në nivel lokal. Bashkitë kanë një rol kyç në zbatimin e masave të nevojshme për të përshtatur me këto ndryshime dhe për të minimizuar rreziqet e tyre.

Bashkitë është kryefjala. Bashkitë duhet të kenë burime të mjaftueshme dhe autoritet për të adresuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në zonat e tyre. Ato duhet të jenë në gjendje të marrin vendime dhe të implementojnë masat e nevojshme për të përshtatur infrastrukturën lokale dhe për të mbrojtur komunitetet nga rreziket klimatike.

Prandaj, është e rëndësishme të thuhet qartë që bashkitë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe ekonomike për ta bërë këtë. Pra, për t’u përgatitur që tmerri me të cilin po përballen italianët sot të mos jetë realitet i nesërm i shqiptarëve. Realitet që nuk mund të jetë i largët, po nuk nisëm t’i japim tjetër trajtë.

Për aq kohë shteti është punëdhënësi më i madh nëvend, shumë pak politika do të ketë fokus në këtëtogfjalësh të pakuptueshëm nga votuesi, “ndryshimet klimatike”. E aq më pak do të bëjë dicka për t’i parandaluar. Ky togfjalësh sillet ndërmend vetëm kur Drini e Vjosa, marrin përpara hektarë, bagëti, banesa, ura.

Fjalët dhe fjalimet. Diskutimet dhe dokumentat. Strategjitë njëra pas tjetrës. Nuk kanë qenë të mjaftueshme asnjëherë. Tani po bëhet i rrezikshëmmoszbatimi i tyre.

As aksionet vullnetare të mirëorganizuara nga vetështeti, nuk kanë asnjë impakt. Kemi nevojë për veprime konkrete. Fatet e shqiptarëve dhe e ardhmja e vendit varen nga to.

 

8 Komente

  1. P
    Princi (Belgjikë)

    Nuk ka komente. Si duket ka probleme të tjera më të rëndësishme për tu komentuar, p.sh. Luizi dhe Kiara, apo edhe Sala, Iliri e Rama; kush është më i poshtër dhe kush është më gjigand....

    1. P
      Patriot

      Shqiperia per banor ka shume pake m2 kjo dihet.Por fatkeqesisht me km2 toke po' i merr deti nga Narta deri ne Velipoje, cdo vite deti avanzon me shejtesi te madhe, Nuk besoje se ka nje plane per te mbrojtur hapsiren bregdetare duke shikuar vendet e tjerat qe aplikojne thyers dallgesh mjafton .Ne politiken kombetare askush nuk e permend kete teme por as dekanet dhe studentet e gjeologjise nuk kame degjuar per tema dhe studime te tilla.Fatekeqesi qe e miopi,te interesuar per tema me pake te vlevshme.

      1. U
        Ujori

        Më në fund një zë i vetmuar për një problem tepër serioz. Përgëzime Ornela me mbiemër të dëgjuar. E njoh shumë mirë këtë problem. Ngrohja globale e ka ngritur nivelin e e ujërave të deteve e oqeaneve për shekullin e kaluar me 15cm dhe parashikohet që për shekullin e21 të shtohet edhe me 60cm të tjerë. Në Shqipëri ky fenomen dallohet qartë në bregdet, ku ish qëndrat e zjarrit janë futur në thellësi të detit. Nga përllogaritjet për të dyfishuar kohën e mos përmbytjeve nga një herë në 5vjet,që është sot një herë në10vjet duhen 1.2 miliard euro(për sistemimin me prita malore të të gjithë përrenjve dhe disiplinimin e lumenjve nga grykëderdhjet deri në një distancë nga 10 deri15 km(p, sh, PËR Vjosën nga grykderdhja tek Ura e Mifolit).

        1. B
          Boston

          Titulli i artikullit eshte i gabuar, teper cinik dhe nuk te ndihmon per te kaluar veshtiresite. Gazetarja di aq sa di por shume pak ne krahasim ne inxhiniret profesioniste per keto probleme qe trazojne boten. Te rinjte qe nuk kane njohurine e plote dhe nuk mendohen dy here me kete titull pa e lexuar do te ikin nga syte kembet…… e pastaj si pa te keq keta gazetare i bien kembanave te alarmit se po ikin…… Problemi eshte shqetesues por kjo behet me institute kerkimore dhe zbatuese te programeve afatgjata dhe drejtohet e financohet nga shteti dhe jo bashkite…..

          1. A
            Aron

            Fatkeqsisht, te gjitha institucionet kerkimore i shkaterroi dhe i coi per skarp Sali kerma.

          2. U
            Ujori

            Bëra një koment për shkrimin tuaj, por nuk eshof ta botojnë. Ujori

            1. G
              GjonMali

              Kjo gazetarja duhet jetë zonjushë dhe të ketë jetë të lumtur... Por më duket nga ato te OJQ-ve, qe merr fonde nga B. Europian dhe shkruan nga zyra... Lypset bërë të ndjeshem masa e gjerë në fshat e ne qytet... Pasardhesit e Nomenklatures se kuqe s'mund të bëjnë me shumë se një shkrim në gazete, sa për të qenë brenda... Nuk nund të presesh më shumë prej tyre... Madje, më shkon mendja se nen petkun e shqetesimit për mjedisin kerkojne të shtien në dorë prona... Prej 33 vjetesh, asgjë nuk shikohet nën kendin e të drejtave dhe detyrave të individit... Cuditerisht, Perendimi që e permendte aq shumë para 1990, dhe shumë mirë, ka harruar ta kujtoje...

              Lini një Përgjigje

              Blog Tema