A ka akoma për të duruar me rrugët në Shqipëri?

9 Gusht 2023, 17:35Sociale TEMA
A ka akoma për të duruar me rrugët në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama deklaroi se u kërkon ndjesë përdoruesve të aksit rrugor veri-jug duke sugjeruar se pritja më e gjatë ka kaluar. Në fakt, radhët e pambarimta të segmentit Vorë-Fushë Krujë apo Fushë Krujë – Thumanë javë vetëm ana e dukshme e një degradimi të përgjithshëm të sistemit rrugor, gjë që nuk vjen nga mungesa e parave por nga mungesa e qeverisjes.

Rruga Durrës – Plepa është bërë një telash i madh për përdoruesit, jo veçanërisht për shkak të ngarkesës, por kryesisht për shkak të gropave në asfalt, të cilat detyrojnë shumë nazeli të ecin fare ngadalë për të mos dëmtuar makinën, gjë qe detyrimisht kthehet në radhë në të vetmin semafor të zonës. Situata nuk është e re. Përdoruesit e këtij segmenti e kanë vënë re degradimin prej së paku një viti. Dhe ky as nuk është segmenti i vetëm rrugor që ka vajtur në dreq. 

Rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës, krahu i djathtë, një segment rrugor që përdoret nga një numër i konsiderueshëm biznesesh të zonës, po merr statusin e një ish-rruge ndërsa nyjet e betonit të lejuara të ngrihen ku t'u ketë qejfi, kanë bërë rrugë aksesi drejtpërsëdrejti në autostradën Tiranë-Durrës, duke derdhur beton mbi asfalt e duke e bërë vetë autostradën, jo të mbingarkuar, por të ngadaltë dhe rrjedhimisht, të mbingarkuar.

Arsyet kryesore se pse rrugët kombëtare dëmtohen kaq shpejt në Shqipëri duket se lidhet me përdorimin e tyre nga kamionë të mbingarkuar. Këto kamionë që shërbejnë kryesisht në transport kromi nga Bulqiza dhe në transport betoni për industrinë e ndërtimit, duket se i përkasin atyre që gjerësisht po njihen si oligarkë, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Ramës. Dhe zgjidhja e parë e problemit është që kamionët e ngarkuar të mos lejohet të dëmtojnë rrugën, në të cilën më pas, autoveturat ecin më ngadalë, duke djegur më shumë karburant, duke emetuar më shumë ndotje dhe duke shkaktuar më shumë trafik. 

Kuptohet që polici rrugor do të duhet të përballet me interesat e oligarkut që lejohet të ngrejë pikë betoni në autostradë dhe të çajë akses personal në një autostradë që supozohet se duhet të lidhë Tiranën me Durrësin dhe jo pikën e betonit me kantierin e ndërtimit. Por duhet të jesh naiv deri në budalla që të presësh që diçka e tillë të ndodhë.

E meqë ndalimi i kamionëve të mbingarkuar nuk pritet të ndodhë, një zgjidhje tjetër afatshkurtër duhet të marrë formë. Një tender duhet të mbushë gropat në rrugë ndërsa oligarkut duhet t'i lutemi që t'i lajë betonieret para se t'i nxjerrë në autostradë, në mënyrë që betoni të mos rrjedhë mbi asfalt duke krijuar gunga. 

Dhe pyetja është që, duke qenë se korridori Veri-Jug që duhet të lidhë autostradën Milot-Thumanë me autostradën Kavajë-Rrogozhinë përmes një rruge krejtësisht të re nga Kashari për në Pezë-Helmës deri në Lekaj, Kavajë kërkon kohë, dhe projekte e financime e ku ta di unë çfarë tjetër, pyetja pra është që çfarë e pengon kryeministrin të mbushë ndonjë gropë në Unazën e Durrësit apo në Autostradën Tiranë-Durrës.

Nëse i hedh një sy bilancit të shtetit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vëren se janë rreth 46 miliardë lekë suficit në një kohë që duhej të kishin 6.3 miliardë lekë deficit. Me një fjalë, një gjysmë miliardi euro, mjaftueshëm këto për të ndërtuar pjesën më të madhe të aksit Kashar-Lekaj (pa koncesion apo partneritet publik-privat), flenë në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë.

Kështu që, ndërsa udhëtarët e aksit Shkodër – Tiranë bëjnë durim, jo pse po dëgjojnë këshillën e kryeministrit për të duruar, por se nuk kanë zgjidhje tjetër, i lutemi kryeministrit që me paratë tona të hedhë ndonjë grusht asfalt në ato rrugë që kanë nevojë për riparime.(BIRN)

7 Komente

  1. A
    Agim

    Autostrada Durres Tirane ku perballen te gjithe turistet edhe faqja e zeze e kesaj qeverie . Ben tunelin e Zamirit pa pike lidhje, rrugen e vjeter fier vlore dhe Durres Tirane eshte si Kandahar . Rruga e Ndroqit po ashtu. Ky njeri ka urrejtje per qytetaret e Durresit dhe Tiranes

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      Qytetaret e Tirane-Durres te rrine urte te ulin breket sa here do qeveria. Vete e votuan, tani do ju marri edhe shtepite me taksa prone e fond termeti. Zamir Manja do ndertoje rezort strategik ku te haje Edi peshk pa pare.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR

        Per qytetaret e TR se di Gimo po per lali Fikun ai vdes keshtu qe ja kane pare qarin edhe qytetaret e TR me siguri.... Kurse sa per DR...RAMA DO TE NA SHOHI TE VDEKUR !

        Përgjigjjuni
      2. z
        zadhonsi Te Gjatit :

        Por c'jan kto ankesa mer jaho . Shqiptaret jane shtatanike ,nuk duroni fare . KM do ndertoj njiher ato cfar jane me te rondsishme per vendin , si psh KULLA e saleh brrishes ne mes Tirones , me e zbukuru Kryeqytetin ,ju gerthisni per ca gropa e nji dor asfalt ! Bohuni shofera te mir mer jaho dhe ulni shpejtcin ke gropat e i kaloní anash ,a po doni t'vij Edi vet me ju kalu Makinen . KM s'ka patent o popull ! Cere jan kta mer jaho . Nuk mesun njiher nga Bota .Kullat e re , bojn Kryeqytetet .Pasi ta maroj brrisha Kullen ,do ta bojn me radhe ilir metaj , KM , etj politikan me radhe ,tu kopju Kokat e Mdha te Presd.Shba-ve ne shpat malit Hollyvood . Bohuni mer qytetare moderrn , bohuni si me thon Boem mer te gjith e mos e rruni per ca gropa rrugesh ,Injoroini e i kaloni siper , shume shume do ju plasi noj Gome ,ose pesoj noj difekt makina .Karotrece ne Shqipni po rrijn papune . Bohuni mer pal xhenntila e kuptoni cfar osht e rendsoshme sot .KULLA lol , jo ka ankues me zhvillimin ._____ I juji KM mo i gjat ne Histori

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleksander

          Avash o gazetar, Shko ne jug te Croazia dhe shiko rruget Jane ato qe ka lan Tito, shko ne Mal te Zi , nga kufiri Croazia deri ne kufirin Shqiptare ke rruge siç ka kene rruga e vjeter Tirane Shkoder, pra rruget qe kane mbi 70 vjet, e kupton qe Shqiperia po punon shume, kjo Qeveri ka bere shume, ka ende shume pune per te bere. Do ti japim kohe. Ju kujtoj gazetar qe kjo qeveri eshte nga 2013, jo nga 1991, ka 33 vjet qe vije ne Shqiperi çdo vit, dhe do vazhdoj te vije, kaloj 5 shtete me arrit me makin ne Shqiperi, ne po ecim perpara , jo mrapa. Pershendetje gazetar, un po di più ottimismo fa solo bene.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Te bene per te vjelle kryeministri yne kur flet per rruget. E gjithe aftesia e tij dhe e Ballukut eshte te bejne dubla xhirimesh per propogande e te na tregojne ate qe nuk ka nevoje te tregohet. Kryeminister rruget e Shqiperise jane mysebet. Je i deshtuar!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Vetëm të shani dini. Shkoni në NY, në Amerikë, edhe kulla ngjitur me Modison Square Garden ishte, sa për rrugët, lashë mëndjen e kokës. Mirë në Shqipëri se më parë hynë makinat, kur s’kishte fare, pastaj filluan rrugët të merrnin formë, po në NY, ku më parë u ndërtuan rrugët, pastaj hynë makinat? Vetëm të pengohen punët gjithë këto vite, nga 3 vjet janë zgjatur punimet, vetëm se drejtësia e Salës do gjente bishta për pengesë. Mjaft me sharje, ndihmoni të bëhet Shqipëria, mos baltosni vëndin tuaj. Rruga dytësore nga plepat deri tutje është bërë për mrekulli… të gjitha nuk bëhen menjëherë kur ishte shkallmuar gjithshka. Pastaj o njerëz e dini që këtu secili në familje ka makinë, bile dhe një tepër për tek kafja…

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje