Bledi Strakosha: Unë kam bërë botoks për t’u plakur bukur. Kam parë meshkuj në Shqipëri që presin në radhë për të bërë botoks

30 Shtator 2022, 10:29Sociale TEMA

Bledi Strakosha: Unë kam bërë botoks për t’u plakur

Moderatori Bledi Strakosha, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se ka bërë ndërhyrje estetike.

Strakosha theksoi se ka bërë botoks me qëllim që të plaket bukur.

“Pavarësisht kujdesit që bëj për veten, jam përpjekur të shoh në portretin tim shenjat e gravitetit tim për kaq vite. Për të respektuar veten dhe për t’u plakur bukur, unë kam bërë botoks. Këtë nuk e them për mburrje.”

Strakosha theksoi se shumë meshkuj në Shqipëri bëjnë botoks.

Ai ka theksuar se në klinikën ku ai shkon meshkujt presin në radhë për të bërë konsultë apo ndërhyrje estetike.

“Ka shumë meshkuj që bëjnë botoks. Në klinikën që unë shkoj, ka shumë meshkuj që presin në radhë për t’u konsultuar apo për të bërë ndërhyrje. Por njeriu duhet të kuptojë kufijtë dhe limitet e ndërhyrjeve”- tha ai.

3 Komente

  1. p
    petrit

    Prit ,prit edhe pak dhe do ja shikosh efektin. Nuk mund te ndalohet plakja o njeri, thjesht je tu mashtru pasqyren.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      po ik o bq mosha vjen per te gjithë , i kuptoj femrat se fiksimi i moshes. po burrat ??! qr pedera jeni bo mer dajë

      Përgjigjjuni
      1. V
        VIP Berdafi

        shuqyr zoti qe edhe ne Shqipni ka Klinika sbukurimi estetike se vallaj , s'kishin me me pranu ne Komunitetin VIP kurr . Dua te jem i sinqert me te gjithe . Un kam bo vet disa Operacione Botoks bej cdo 6 muaj edhe pse njiher pesova nji helmim nga lengu i gjarprit dhe ndihem super sot me nji fytyre te re , ku lash te me axhustohen te gjitha kockat e surratit ,qe nga nofullat e deri ke veshet e floket ,qe disa i shkurtova e disa i riprodhova .Jo un kuptohet por Doktori Estetike .Sot jam i lumtur ,per kte qe me kan shndruan ne njeri ,dhe me jovete kaq qe ndihem i lumtur ,por jam shume i sukseshem ne karieren e kenges dhe pastaj ne femra .Nuk e kisha imagjinuar kurr ,un nji malok rritur mes stanit te dhive sot ne mes Tirones si nji tip Trendy per shume meshkuj etj etj Kaq .S'du me fol me .Nga nji surrat pa asnji rrezultat sot nji VIP .Faleminderit Klinikave te sbukurimit .Ata qe shajne jane thjeshte xheloze troc

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje