Një në pesë të rinj janë bullizuar në rrjete sociale. Studimi kombëtar i departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës me rreth 1000 të anketuar nxori në pah fenomenin në rritje të bullizmit kibernetik.
Përmes anketimit në 10 qytete të vendit nën drejtimin e profesorit Mark Marku dhe Artan Fuga, viktimat e bullizmit në internet tregojnë se ndryshe nga bullizmi offline që kryhet nga njerëz të njohur përreth, në rrjete sociale janë të panjohurit, profilet anonime ata që ushtrojnë presion, fyejnë apo kërcënojnë.
“75% janë shumë të ndjeshëm ndaj cyberbullizimit. Nga ana tjetër ata ndihen vetëm, të pambrojtur sepse nuk bisedojnë sipas të dhënave të anketimit, për shembull fëmijët nuk bisedojnë as me psikologët, as me mësuesit nuk ndajnë shqetësimet e tyre. Gjithashtu edhe familjet janë të shurdhëra dhe nuk bëjnë përpjekje për ta kuptuar”, tha Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
“17-18% që thonë se në jetën e tyre kanë qenë të cyberbullizuar , që do të thotë 1 në 5. Dhe nga këta janë 80-90% që thonë se kanë pasur pasoja fizike dhe psiqike. Por shkolla nuk bën asgjë për këtë, sipas anketës”, u shpreh akademiku Artan Fuga.
Komunikimi virtual e ka shkrirë hapësirën gjeografike si dhe nuk ndihet pabarazia gjinore. Por nga gjetjet e studimit rezulton se platformat digjitale kanë përdorim të përafërt si në fshat dhe në qytet, si dhe gjithashtu nga vajzat e djemtë.
“Tik Tok rezulton rrjeti më problematik, që ndërkohë është edhe më i ndjekuri. Përdorimet e rrjeteve sociale nga të dhënat na rezulton se s’ka ndonjë ndryshim nga zonat urbane me rurale, por në zonat rurale janë më të ndjeshëm ndaj fyerjeve”, tha Marku.
Përparimi teknologjik me shpejtësi duket se i gjen shqiptarët të papërgatitur në përdorimin e sigurtë të internetit. Ndaj profesorët vlerësojnë se ka nevojë urgjente për ndërgjegjësim, edukim dhe parandalim jo vetëm mes të rinjve por edhe për të rriturit.
“Një mospërputhje mes nivelit teknologjik të komunikimit që përdorin njerëzit dhe ritualet sociale kulturore. Pra individi është mbrapa zhvillimeve teknologjike”, u shpreh Marku.
Shērbimi informativ i shtetit bēn bulizim ndaj qytetarēve, sapo shikon diçka nē rrjete sociale, identifikon personin dhe e heq nga puna, ku mē pas nuk mē shanc tē rifilloj punē pasi i vē nē dijeni zyrat e punēs qē tē mos filloj punē.Sot policia shtetit dhe ajo bashkiakja nē bashkpunim me njëra tjetrēn, po kryejn krime ndaj qytetarēve me arsyetimin e tyre tē epokēs sē komunizmit.Se kemi drita, ujē qera,duam tē vishemi apo tē ushqehemi, as qē duan t'ja din.Bēn njē vjedhje pēr tē mbijetuar, vēn nē dijeni gjithē Shqipērin pēr atē vjedhje.Vet kērkojn rritje rroge, ndērsa për qytetarēt pa asnjē tē arrdhur, jo minimum jetik, por pasaport 48 orēshe pēr tu larguar.E duan Shqipērin 0 varfēri dhe me plot tē huaj.