VIDEO/ “Debati mbi ligjin për barazinë gjinore u përdor si ‘opium për popullin’, antropologu Lelaj: Kemi kthyer dallimet në armë politike

15 Nëntor 2025, 19:15Sociale TEMA
VIDEO/ “Debati mbi ligjin për barazinë gjinore u përdor si

Ligji për barazinë gjinore nxiti një debat kombëtar në Shqipëri, por jo atë që mund të pritej. Në vend që të diskutohej se cili ishte thelbi i tij dhe çfarë përpiqej realisht të arrinte, diskursi public u ngushtua në një pikë të vetme: shumëfishimi i terminologjisë gjinore, duke e amplifikuar këtë aspekt deri në atë pikë sa vetë ligji u zhduk nga biseda.

Antropologu Olsi Lelaj, i ftuar në episodin e 44-t të Apostrof Podcast, shprehet se kjo nuk është diçka unike e diskursit publik shqiptar, por reflekton një krizë më të gjerë të shoqërive liberale, ku konfliktet simbolike shpesh zëvendsojnë ato substanciale. Për rrjedhojë, tensioni i krijuar kthehet në spektakël dhe në “opium” të ri për popullin.

Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, eksplorojmë mënyrat se si pushteti formëson debatin, si politikat e identitetit mund të errësojnë probleme strukturore dhe përse trupi, shpesh shndërrohet në fushëbetejë të ideologjive dhe politikës.