Dy vatra zjarri në Theth, flakët avancojnë prej erës së fortë

15 Gusht 2024, 15:32Sociale TEMA
Dy vatra zjarri në Theth, flakët avancojnë prej erës së

Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e sotme në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të Thethit.


Menjëherë pranë vatrës së zjarrit janë nisur mjete zjarrfikëse nga Shkodra, teksa në ndihmë kanë ardhur dhe banorët e zonës.

Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qenë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri.

Po ashtu rreth orës 12:00 të paradites së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi, kjo falë erës që favorizon flakët. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit.

1 Komente

  1. D
    Detari

    kapeni zjarvensin dhe vriteni kufomen lereni ne vend te hane kafshet e egra nuk eshte nevoje ta peni publik aktin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje