Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku dhe kryeministrit Rama lidhur me vrasjen e Egli Progës dhe raportimit të mediave.
UGSH thotë ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale akuzat, kritikat dhe sidomos denoncimet e gazetarëve në rastin e vdekjes së 42 vjeçarit Egli Proga, në qytetin e Pogradecit. Raportimet e ndryshme për ngjarjen dhe sidomos vdekjen tragjike të prindit me dy fëmijë të mitur, kanë ekspozuar qartë aspekte kritike të vonesës dhe praktikës informuese, por më së shumti të reagimit në realitetin tonë vendor.
“UGSH vlerëson faktin që policia e Shtetit, prokuroria dhe gjykata vendore u detyruan prej raportimeve të gazetarëve dhe mediave të dalin në sqarime për informim publik duke pasur diferencë substanciale në vlerësimet dhe procedurat gjykuese ndaj rastit.
UGSH vëren se në praktikën e ndjekur qysh nga momenti i parë i ndodhisë kriminale, organet e rendit dhe kqyrjes së vendngjarjes, kanë dëshmuar ngadalësi dhe vonesë informuese për mediat dhe veçanërisht për publikun.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Muhamet Rrumbullaku, në daljen publike para gazetarëve ditën e mërkurë datë 14 gusht 2024, ndër të tjera, atakoi të drejtën e reporterëve për të pasur burime të tyre informuese dhe për të ndjekur parimin e kryqëzimit të të dhënave për të vërtetën në shërbim të publikut, duke u vetëofruar si burim të besueshëm vetëm burimin e tij zyrtar.
Ndërkohë që titullari i Policisë së Shtetit deklaroi sfidueshëm se do të nisen hetime për gazetarët që "baltosin" policinë.
Madje zoti Rrumbullaku pranoi para gazetarëve se ka dhënë urdhër që për rastin e Pogradecit: "Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë”.
Këtij urdhri i është bashkuar me mbështetje edhe Kryeministri Edi Rama, me thirrjen,..."për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut..."
Ky deklarim i përforcuar reflekton shqetësimin tonë, si organizata më e madhe e gazetarëve në vend, për një deklarim intimidues ndaj së drejtës dhe lirisë vetëraportuese të çdo gazetari dhe mediave profesionale në vend. Hetimet e kësaj natyre, nëpër rrjete sociale apo blogjet mediatike, krijojnë qartazi një sipërmarrje policeske mbi raportimin plural në mediumet dhe hapësirat raportuese të gazetarëve të lirë.
UGSH vlerëson se këmbëngulja raportuese e shumë mediave dhe kolegëve tanë, ndaj rastit të Pogradecit, i ka shërbyer rritjes së ndjeshmërisë qytetare dhe shfaqjes së ndërgjegjes reaguese ndaj dramës që i është shkaktuar familjes së një prindi që humbi jetën dhe la dy fëmijë e nënën e tyre, në mëshirë të fatit të paditur social e ekonomik. Intensiteti raportues i kolegëve tanë bëri të mundur të sillet në sy të publikut raporti i viktimës së pafajshme me një autor problematik të cilit ende nuk po ia paraqesin profilin institucionet zyrtare”, deklaron Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Unioni i mashtrusve dhe spekullusve ,liria e juaj e gjithe mashtruesve ka kufij dhe jo te genjesh e ti shites per te verteta
Menyra arrogante,me te cilen organet pergjegjese dhe ato te larta,po e percjellin kete vrasje te nje kryefamiljari,qe ish ne pune te vet,nga nje rrugac dhe kriminel rruge,mbjellin frike dhe pasiguri,ne shoqerine shqiptare.
Ky UNIONI i gazeleshëve, mos ka CEO në krye Lutaq Derrrrrvishnjen ? Po qe ky, e sigurt që është QYTETARI DIGJITAL i Sali Shiqeres.
Jooooo sumqima “gazetar”.Kush shpif apo dizinformon me lajme te rreme,duhet te pergjigjet dhe te DENOHET. BOLL SHKERDHATA Gazetar,kur keni vene dhe gjoba,duhet te denoheni.KURVA SI CA NGA JU,NA CANI TRAPIN NEPER TV,DUHET TE PERGJIGJENI.BOLL E QELPSINLLOSET GAZETARIN,me injorancen tuaj,dhe boll e genjyet popullin me hartime.DUHET PATJ TE MBANI PERGJEGJESI.
Unioni ash i aleksander cipes nuk ash i gazetareve tnerum shqiptar
A mund te me thote njeri se a e ka pare apo degjuar kete mender Unionin e gazetareve te thote qofte edhe nje gjysem llafi kur Berisha ka sulmuar me fjalorin me te ashper dy televizione informative shume te rendesishem si ABC dhe Report tv si dhe pronaret e tyre.Nuk ua mban bytha ketyre mender gazetareve me nongraten megjithese nuk eshte ne pushtet,sepse e dine qe ai te dergon ne darke banditet e Bathores qe ta bejne koken me xhunga.I turren Rames edhe per gjysem fjale,se e dine qe nga ai nuk i gjen gje.
Bravo!! Ta haje dreqi ta haje,ça eshte kjo pune,o je pro qeverrise,o je kunder saj,nuk do te doja kurre qe Sali Berisha me banditet e tij e gjithe mafiozet e Ilir Metes te vinin ne pushtet,por kjo nuk do te thote qe te pranosh gjithcka nga ata qe na qeverrisin tani,sepse eshte fakt qe istitucionet shteterore nuk dhane asnje informacion,perkundrazi,fillimisht e percaktuan si vdekje vetaksidentale,te vjen natyrale te mendosh,qe pa mediat, kjo vrasje mund te ka lonte ne heshtje, dhe nuk eshte hera e pare, ashtu sikurse as ne Pogradec !!
Ne fakt ai kritikoi qe gazetaret nuk marrin asnje te dhene nga policia. Si policia dhe gazekaret nje mut jane.
O zoti UGSH (Union i Gazetarëve Shqiptarë që në fakt duhet të shkruhet: Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Ku është shqetësimi JUAJ kur një Kryeministër (pavarësisht se si e ka emrin) thotë (ose siç thoni Ju): Këtij urdhri i është bashkuar me mbështetje edhe Kryeministri Edi Rama, me thirrjen,..."për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut..." Ju të UGSH, jeni apo nuk jeni dakort që: "të luftohet dizinformimi dhe keqinformimi i qëllimshëm i publikut"?
UGSH-ja, nuk është ndjerë fare kur ai te ballkoni flet mbarë e mbrapsht për gazetarë që s’i pëlqejnë. Si u zgjuar tani? Dhe thonë e ka kapur Rama median. Të gjitha janë në dorë të non gratës se paguan ai. UGSH-ja duhet të jetë neutrale jo të komentojë shpifje.
Ju paska ardhur keq ketyre te unionit,te cilët jane te fundit nga ana e besueshmeri se,ne procesin e lajmit ne Shqiperi,ne menyre te veçante portalet ,qe kurre nuk kane dale te pergenjeshtrojne,per lajmet e rreme dhe shpifjet per kedo qe perdorin per te ushqyer publikun
Ju keni ne parim ne radhe te pare dezinformimin.Jeni pushteti i mashtrimit dhe jo pushteti i informimit.Kush zotero informacionin zoteron pushtetin po ju qe keni dezinformacionin cfare zoteroni
Kemi gazetare ne? - Kemi nje mut te madh...te gjithe gjobaxhinj dhe interesaxhinj E ka thene Idro Montaneli- nqs gazetari eshte i pasur eshte per ti bere mutin ne koke