Veliaj uron Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse: Më shumë dashuri, më pak inat. Këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët

25 Dhjetor 2023, 20:22Sociale TEMA

Veliaj uron Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse: Më shumë dashuri,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli sot urimet për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja Ortodokse për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se vendin e çojnë përpara vetëm shqiptarët të bashkuar.

“Gëzuar festën. Jo vetëm gjithë besimtarëve por edhe të gjithëve ju që jeni në krye të detyrës, në një ditë ku shumica e njerëzve janë pushim dhe kanë marrë kohë me familjen e tyre. Është një bekim i madh që ajo që ne marrim si të mirëqenë, që është harmonia e besimit është në fakt diçka që kultivohet përditë dhe këto vizita janë pjesë e këtij kultivimi.

Fakti që përtej politikës, përtej ndasive, prejardhjes, secili bashkohet në festa të tilla të bën që të urosh sikur të jetë Krishtlindje përditë, sikur të ishim përditë kaq të mirë, sikur të ishim përditë kaq bashkëpunuese. Nëse do jetonim përditë sikur të ishte Krishtlindje apo Pashkë apo Bajram dhe Ramazan, atëherë unë besoj që do ishim përditë më të mirë me njeri tjetrin, jo vetëm në ditët speciale. Lutja dhe urimi im është të jetojmë përditë si të jetë një Krishtlindje dhe të jetojmë përditë me një motivim që ta çojmë këtë vend përpara.

Ne kemi kuptuar që këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët, siç kemi kuptuar që po shqiptarët mund të pengojnë njeri tjetrin, për ta çuar vendin përpara.

Uroj tek secili një mendje të kthjellët, më shumë dashuri, më pak inate dhe cic-mice, më shumë punë, më pak llafe e llogje, intriga dhe më shumë frymëzim për të ecur përpara, se sa duke mbajtur kokën mbrapa për të larë hesapet e së kaluarës. Faleminderit e gëzuar festën!”, tha Veliaj.

4 Komente

  1. j
    janulles me bole gojes

    cdo gjarpri grek me veladon te zi ne bashkine shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me mire vone se kurre

      Veliaj,nje personalitet i vertete dhe i vonuar,per tu vene ne krye te ketij.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi23al

        Udheheqesit duhet te fitojne zemrat e njerezve dhe jo te sponsoreve, nuk kam asgje me Veliaj’n se nuk e njoh por nga mediat dixhitale kam kuptuar se eshte nje person i deleguar dhe pompuar pa karizma me fjalime shabllone dhe jo mbreselenese si te shkolles mesme….Ky eshte my opinion….

        Përgjigjjuni
        1. F
          Frederik Sota Regensburg Bayern

          Ty fjalimet dhe kopertina te bejne pershtypje ??? Apo cka “libri” brenda ?? Me teper komenti Yt zoteri ngjan me keqdashje se sa nje mendim personal ….Andej nga anet e mia thon : mos shiko gunen , por punen …..shume mbajne fjalime pompoze ama pune brylin ….pam dhe Lulzim Bashen per 4 vjet ne bashki …..nuk la as me te volen gjurme , do kujtohet si nje nga gjumashet me te medhenj , kjo e para dhe e dyta kisha njeriun tim ne bashki ….e nxoren truprojet e PD se dhe te Bashes nga dritaret …..hyne brenda si te babzitur , i mire eshte Veliaj , sikur te ishin te gjithe si Veliaj , tjeter fat do kishte vendi yn ….nje tung te sinqert , po e pranove ….

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje