Tiranë, 25 dhjetor- Në ditën e Krishtlindjes, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar edukatorët, mësuesit, nxënësit, familjet e tyre, pedagogë e studentë, drejtuesit administrativë dhe gjithë stafin që kontribuon çdo ditë në sistemin arsimor.
“Ju që jepni më të mirën nga vetja juaj, për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Me dëshirën dhe vendosmërinë për të përcjellë dijen, përtej sfidave dhe vështirësive që keni ndeshur në përmbushjen e misionit tuaj, ju keni treguar dhe tregoni përditë një përkushtim shembullor në përgatitjen e brezit të ri. Ju jeni më shumë se thjeshtë edukatorë dhe mësues. Jeni modelet që frymëzojnë çdo ditë fëmijët dhe nxënësit tanë, duke u përcjellë atyre më të vlefshmin e të gjitha mësimeve: Që dija të bën njeri të lirë”, nis mesazhin e saj Ministrja Manastirliu.
Me urimet më të mira për Krishlindjen dhe Vitin e Ri, Manastirliu është ndalur në mesazhin e saj edhe te programet dhe investimet që do të bëhen në rritjen dhe arsimin shqiptar për vitin e ardhshëm.
“Viti i Ri 2024 do të sjellë shumë mundësi për t’u ngritur në një nivel të ri, nga programet e reja në shkolla, më shumë investime në infrastrukturë, teknologji dhe inovacion, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit. Fokusi i punës së përbashkët do të jetë nga Modernizimi i Kornizës Kurrikulare, Programi i ri Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, orientimi i nxënësve me prirje drejt shkollave të zanateve, tek ndërkombëtarizimi i Universitetetve dhe fuqizimi i mekanizmave të financimit përmes bursave në programet prioritare, për t’i bashkërenduar më mirë me nevojat e tregut të punës.”, thotë në kartolinën e saj të urimit Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.
Dhe në fund një mesazh për të
gjithë shqiptarët, që pavarësisht moshës apo statusit, shkolla ka qenë ajo që e para i ka mirëpritur dhe u ka hapur dyert e dijes.
“Gëzuar çdo shqiptari dhe qoftë 2024 një vit i mbushur me punë të mira e rezultate të prekshme për çdo familje, me vetëdijen se vetëm arsimi mbart fuqinë transformuese për përmirësimin e jetës, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe progresin e shoqërisë tonë.”
Cili arsim e mbart ate fuqi per te cilen flisni Ju?. Arsimi qe keni katandisur te fundit ne bote?.Nuk ju vjen turp e dilni e flisni per arsim ne TV. Ku jane rezultatet e reformave tuaja. Besoj se flisni per cilesi duke patur parasysh cilesine e dhuratave qe marrin mesuesit me rastin e festes se tyre, sepse pranojne vetem ato qe jane mbi nje gr flori? . Apo e keni fjalen per rezultatet e reformave ne universitete, ku eshte gjetur zgjidhja. Studentet qe nuk mesojne e rrezohen ne provime nga pedagoget shkojne e punojne nja dy vjet jashte shtetit, bejne ca para dhe vijne e paguajne sekretaret te cilat nderhyjne ne sistem dhe u shlyejne detyrimet e prapambetura (seminare apo provime) dhe ata serbes serbes shkojne e rregjistrohen per provimin perfundimtar, ku duke katranosur ca fjale e duke ju lutur pedagogeve se " po u shkon universiteti dhjete vjet", me nje sezon apo me dy e marrin diplomen universitare. na rroft sistemi digital i te dhenave ne universitete se po i bene sekretaret me fuori strada, rrofshi dhe ju te ministrise qe duartrokisni sukseset e sistemit arsimore e Shqiperi.
Urimin për mësuesit e "shkretë" ndërsa shpërblimin e dha për ministrinë,përfshirë dhe veten, drejtorët e drejtorive arsimore se gjynah se mbushin planin me 3000 eurot, apo më shumë, që marrin për ti fut në punë. Sa zemër të madhe ka kjo ministre!