
Viti i ri shkollor ka filluar me kushte të përmirësuara në shkollat e Himarës. Kompania Green Coast ka bërë të mundur pajisjen e të gjitha klasave me tabela të zeza për lehtësimin e mësimdhënies. Armando Alicanaj, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, vizitoi disa klasa në shkollën 9-vjeçare Pano Nikolla Meniko në qytetin e Himarës për të ndjekur një orë mësimi.
“Green Coast ka krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme me sistemin arsimor të zonës. – u shpreh ai. – Më herët kemi pajisur laboratorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në shkollën e Dhërmiut, ndërsa për kopshtin e atjeshëm kemi mundësuar produkte didaktike dhe argëtuese. Kontributi për edukimin dhe kulturën në komunitetin ku ne zhvillojmë aktivitet, është pjesë e pandashme e filozofisë së Green Coast”.
Kjo kompani mbështet çdo vit me bursa edhe studentët më të mirë që kryejnë studimet universitare në fushën e turizmit, si një drejtim që gjen zbatim më së miri në zonën bregdetare. Projektet sociale të Green Coast janë pjesë e angazhimit të Grupit BALFIN për të ndihmuar komunitetin, ku kontributi për edukimin gëzon vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane.
Më pas përfaqësuesit e bashkisë dhe Armando Alicanaj u ndalën edhe në kopshtin e qytetit të Himarës, ku Green Coast ka vendosur sistemin e kondicionimit për të gjitha mjediset. Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, priti në një takim përfaqësuesit e Green Coast dhe e vlerësoi bashkëpunimin si një model që mund të shtrihet edhe në fusha të tjera. “Biznesi mbështet strategjinë e Bashkisë për t’i ofruar publikut shërbime sa më cilësore dhe sa më shpejt. Konkretisht Green Coast ka sjellë një ndryshim të prekshëm për nxënësit dhe prindërit. Gjithashtu në planet tona janë edhe bashkëpunime të tjera për arsimin dhe kulturën në bashkinë tonë.” tha ai.
Edhe nga ana e Green Coast ka një gatishmëri për të identifikuar dhe mbështetur nisma që do të ruanin vlerat kulturore dhe historike të zonës, si një fazë e ardhshme e përgjegjshmërisë sociale të kompanisë dhe të Grupit BALFIN.
Ehhh mor mero si i ben reklame green coastit ti. Po normal. Faleminderit shume zamir manes dhe green coast qe pasi na grine tokat bregdetare gjoja per projekte madhore ne hoteleri dhe perfunduan ne fshatra turistike ku shiten vilat nga 300 -1 mln euro dhe i futen ne xhep, tani duhet t ju themi dhe faleminderit per tabelat e zeza qe i paskan dhuruar shkollave te himares. Sa shume po bejne per kete popull! Faleminderit xhaxhi Zamir. Faleminderit xhaxhi Mero. Faleminderit xhaxhi Edi.
Pasi i moren pronat me dhune dhe mashtrime dmth te ardhmen e atyre femijeve ,i fal ca materiale mesimore sa per te thene.Me ato grabitje te tmerrshme pronash me 1€ ,nen petkun e investitorit strategjik ky shtet katil i ka hequr te ardhmen atyre femijeve sepse cdo kush qe ka prone brez pas brezi te ruajtur me shpate dhe pushke nga pushtuesi turk etj(duhet ditur historia e zones ka qene e vetqeverisur dri ne 1932) mund te bente biznes tek pronat stergjyshore si zoterinj.Askush nuk mund te paragjykoje aftesite qe mund te shfaqin ata femije kur te rriten ,mund te behet dhe me investitor strategjik se korcari qe pa det 40 vjec.Por ky kerme shtet mafioz keta femije dhe familiaret e tyre,do ti lere bujkrober dhe argat ne toke te vet ose i detyron te ikin jashte himariotet sic kane ikur tashme
Pasi u vodhi tokat ne Bregdet, zoti Mane hajduti me status “strategjik” nga Edromi, po organizon programe sociale. Qaj e qesh…..