Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e mirë. Bashkëshortja e tij ka fituar betejën me kancerin në pankreas.
“Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit”, shkruan doktori i dashur për të gjithë shqiptarët.
Doktor Kalo shkruan se gruaja e tij u trajtua për një vit në qendrën “BC-Cancer Victoria” në British Columbia në Kanada dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit edhe eksperiencën në këtë klinikë.
Postimi i Doktor Kalos
17.11.2023……Fillimi i fundjavës për të gjithë shqipfolësit kudo në Botë, ndaj e kalofshi atë sa më mirë mes të dashurve tuaj…..Për Familjen Kalo Jr, kjo ditë shënon fillimin e një ditë-jete të re veçanërisht për Bashkëshorten time dhe nënën e devotëshme të tre yjeve tona plot dritë-jete e dashuri, me mbylljen e kapitullit të “betejës një vjeçare” me Kancerin e kokës së Pankreasit/“Steve Job’s disease” (mes Nëntori 2022 - mes Nëntori 2023)…..Një “ëndër e keqe” e përjetuar plot shqetsime e përpjekje pas një operacioni mjaft radikal (“Whipple’s procedure”) e gjashtë muajve kemioterapie…..Mbështetja dhe ndihmesa ime si bashkëshort e si mjek, po ashtu edhe ajo fëmijëve ka qënë dhe do të mbetet e kurdokohëshme për të…..Doja ta ndaja me dashamirësit e mi këtë gëzim të jashtëzakonshëm…..Një rikujtesë për Autoritetet Shëndetsore Shqiptare në lidhje me përkujdesin ndaj të sëmurëve me kancer në Kolumbinë Britanike….1- Qëndra për diagnostikimin dhe mjekimimn e këtyre sëmundjeve është nga më modernet në Botë….2- Ndjekja dhe mjekimi është plotësisht falas….. 3- Për asnjë moment nuk mendohet ndërprerje të mjekimit për mungesën e medikamenteve….4- Parkimi është falas dhe i veçantë për të sëmurët që mjekohen në këtë qëndër ekselence…..5- Në rast largësie gjeografike me “BC - Cancer Victoria”, mqse Ishulli i Vankuverit është pak më i madh se teritori i Shqipërisë londineze, pranë spitalit donatorët jo oligarkë të modelit të pamodeltë “Made in Albanistan”, kanë ndërtuar dhe financojnë rregullisht një ndërtesë ku të sëmurët dhe të afërmit e tyre strehoen dhe ushqehen përgjatë kohës së mjekimit…..6- Çdokush e ka të mirëpërcaktuar kohën e bërjes së ekzaminimeve imazherike, të marjes së kemioterapisë dhe të konsultave me Onkologët, ndaj nuk është aspak e nevojëshme vajtja dhe pritja aty me ankth nëse do të ekzaminohesh apo do të mjekohesh atë ditë…..7- Një grup pensionistësh vullnetarë me mjetet e tyre sjedhin të sëmurët për mjekim dhe i kthejnë më pas ato në shtëpi, jo se nuk ka shërbim transporti me ambulanca, POR psikologjikisht kjo ndikon më mirë për të sëmurët të cilët kanë përshtypjen se janë me të afërmit e tyre të munguar…..
Nga tash e tutje për NE fillon një kapitull tjetër gëzim-jete, përgjatë së cilit vigjilenca e përkujdesi nuku do të mungojë, mqse kanceri është një sëmundje e pabesë dhe disa herë jo e parashikueshme….Kapja e shpejtë një vit më parë dhe mjekimi me kohë i sëmundjes, atë çka sot e hodhëm pas shpine, na e bën të detyrueshme një qëndrim të tillë….
Të afërmve, miqve dhe mirëdashësve u jemi shumë-shumë mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre përgjatë këtij viti mjaft të vështirë për NE….Together forever!!!
Gëzimi juaj për b/shorten doktor Tritan Kalo, është edhe gëzim për ne. Jetë të gjatë e plot lumturi Ju bashkë me fëmijët. Respekte,
Doktor qofshi perhere te shendetshem e te lumtur, ne familjen tuaj. Urime!
Paci jete e shendet familjarisht, dr.Kalo.
Ju uroj të gjitha të mirat e kësaj jete Dr.Tritan Kalo bashkë me familjen!Megjithate nuk ta fali cilësimin e atëdheut tënd dhe timin të munguar si ALBANISTAN! Nuk e kam pritur prej një personi akademik!
Cdo gje shkofte sic eshte me e mira,per gruan dhe familjen tuaj te edukuar! Urime dhe gjithe te mirat!
Urime Urime! Doktor!
te shkuara. Shendeti mbi te gjitha
Po ti sikur e le vetem atje, apo jam gabim? Nejse, me mire vone se kurre.
Ti ke shpetuar shume jete njerezish ne profesionin tend prandaj edhe ti dhe gruaja jote e meritonin nje nder nga mjekesis qe druaj jote te jetoje ,te gezoni njeri tjetrin sa me ggjate por edhe familje tuaj.Paçi jeten e gjate te dy
Gëzohemi edhe ne Dr. Kalo për shëndetin e gruas tuaj. Por nuk është plotësisht e saktë ato që shkruan për sistemet shëndetsore në Kanada dhe SHBA. Dihet që Kanadaja ka një sistem më social se SHBA-ja, megjithatë di raste që nga Kanadaja kanë ardhur në SHBA për kurimin e kancerit dhe kanë vdekur. Sistemet nuk mund t’i njihni me një vit qëndrim, sepse jan të komplikuar dhe ekziston një fond i veçantë për raste pa siguracion që aplikohen për ata pa të ardhura financiare. Shqiptarët duhet të kuptojnë që largimi nga Shqipëria i pret një përpjekje e madhe për t’u integruar në vëndin ku shkojnë dhe fati nuk është i njëjti për të gjithë. Më mirë të thuhet realiteti se sa të gënjehet.
Gezimi i Juaj fort i dashur Dr. Kalo eshte edhe per çdo shqiptar qe njeh kontributin e çmuar qe keni dhene ne mjeksine shqiptare. Paçi jete te gjate me zonjen Tuaj te nderuar.
Dr. Kalo ju uroj shëndet e gjith t’mirat në kët jetë sa ju don e bardha zemër familiarish.????????????
Ju urojme jete te gjate dhe miresi familiare. Bashkeshortes te shkuara dhe te haruara.Ju z Kalo jeni Dr I nderuar ,Jo Si kusaret e shqiperise. Tregoju ketyre hajduteve ,politikane ,pushtetare dhe doktore qofshin se Si i sherbehet pacientit ne Kannada.Sherbimi shendetsor me I miri ne bote ,kujdes maksimal per cilindo pacient, sjellje njerezore te mjekeve dhe infermierve, gratis CDO shebim ,mjekim ,operim etj.CDO mekanizem ne spital funksionon Si me magji dhe profesionalizem. Kanadaja ka mjeket me te specializuar ne bote ,shteti investon per ta dhe I mer nga gjithe bota me te miret.Edhe po te duash te besh nje dhurate simbolike mjekut ( qofte dhe nji shishe vere) nuk mundesh. Mjeku njesohet me pacientin dhe qe ne hyrje te pavionit , ky I fundit pritet nga mjeku me shterngim dore dhe mirseardhje. Dr Kalo mund ti spjegoje ne detaje keto procedura ,Si I fushes, per tu thene politiqeneve tone ,se Si duhet te funksionoje shteti ,dhe me krysorja shendetesia ne shqiperine tone te mallkuar........... Edhe nje here te shkuara......dhe paci jeten e gjate familjarisht.
Shërbimi mjeksor i Kanadasë sotëme nuk ka asnjë diferencë me shērbimin e sistemit mjeksor te pushtetit popullor te ENVER HOXHËS. Ore pse kjo hipokrizi në mendjen e shqiptarit ,edhe tënden o H .Dibra ......merrni shembuj të huajt, dhe jo.të vendit tënd , ku ne kemi jetuar shëndetsine falas jo pak , por gjysmë shekulli. Pse ore të mallkuar ? Pseeee ???
Bravo me se fundi lajme te mira.
Kam patur nje pervoje personale ne spital me dr Kalon! Mjek i mrekullueshem, psikoedukues dhe njeri i shkelqyer me zemer te mire!! Urime te perzemerta per sherimin e gruas dhe pension te lumtur...
Po për albanistanët si i bëhet kur nuk kanë mundësi të shkojnë në Kanada i nderuar Dr
Te shkuara znj.Dr.Kalo ,uroj per ju se bashku shendet te mire dhe cdo te mire qe desheroni.
Ne shqiperi keqtrajtimi neper spitale te veet me shpejt se sa vete semundja! Ju lutem mosni dilni ne mbrojtje sistemit shqiptar se nuk e meriton!