Detaje/ 2-vjeçarja përfundoi në spital me shenja në trup, çfarë thotë ekspertiza

17 Nëntor 2023, 11:11Sociale TEMA

 

Detaje/ 2-vjeçarja përfundoi në spital me shenja në trup,

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e bërë publike një ditë më parë ku një 2-vjeçare u dërgua në QSUT me shenja diegie në trup.

Fillimisht u tha se të miturës djegiet ja kishin shkaktuar familjarët, mirëpo më pas Policia doli me një njoftim zyrtar ku tha se 2-vjeçarja ishte djegur me bishtin e cigares aksidentalisht nga vëllai i mitur.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, ditën e sotme në rrjet qarkulluan me shpejtësi disa foto ku e mitura shihej me shenja në të gjithë trupin, të cilat fillimisht u raportua se janë shkaktuar nga djegia.

Mirëpo, nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore ka rezultuar se nga shenjat ajo në qafë është nga cigarja, ndërsa shenjat e tjera dyshohet se vijnë nga sëmundja e lëkurës. Për sa i përket abuzimit, sipas mjekësisë ligjore nuk kemi të bëjmë me abuzim me të miturën.

Ajo u dërgua në spital nga halla pasi ishte e ftohur. Më pas kanë qenë mjekët ata të cilët kanë vënë re shenjat e vajzës në trup dhe menjëherë njoftuan Policinë.

Lidhur me këtë rast pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet për të hedhur dritë mbi gjithë ngjarjen.

Lini një Përgjigje