Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” disa pamje nga ambientet e jashtme të Panairit të Librit që po mbahet në Tiranë.
Teksa në video shihen shumë të rinj të cilët ndodhen në ambientet e panairit, Rama shkruan se është një kënaqësi e veçantë të shohësh kaq shumë të rinj që marrin pjesë në këtë organizim vlerash.
“Atmosferë e bukur në hyrje të Panairit të Librit.
Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit. #Shqipëriaqëlexon”- shkruan kryeministri në facebook.
gjthcka i ngjan Politikes ne ate vend
O Rama zhduku
Kënaqësi :)