
Universiteti Evropian i Tiranës me propozim të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare akordoi “Çmimin e Mirënjohjes UET” për Kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Mara Sula.
Ky çmim i akordohet “Për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern, efikas dhe kritik, në ndërgjegjësimin e padrejtësive të së shkuarës në Shqipëri, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të unitetit kombëtar, përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, kulturës së transparencës dhe llogaridhënies.”
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit është një hap i madh në drejtim të zbardhjes së kaluarës komuniste të vendit
zonja Mara ka vlera mire kane bere
Dosjet i ka hap.vetem me llafe se në realitet ka hap lesht. Një njeri që thot yes sër sa herë i kërkohet nuk ka për çfarë të nderohet.
Vërtet, ç'u bë me të famshmen dosje të I.M, për të cilën u kërkua prej saj, ndryshimi i ligjit, i cili u bë?! A ishte apo jo spiun Ilir Meta(j), ish presidenti i Republikës dhe miku i bashkëshortit të saj milioner? Në respekt të publikut dhe transparencës për çështjen I.M, por dhe të tjera që lidhen me periudhën e errët të Sigurimit, është i interesuar ai.