Të heqësh dorë nga shtetësia për një pasaportë të një vendi tjetër, janë dhe disa nga kushtet që shumë shtete europiane kanë. Me këtë fenomen po përballen më shumë shqiptarë kryesisht forcat e punës të cilët kanë emigruar për një jetesë më të mirë.
Në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 9 muajt e parë të vitit 692 shqiptarë lanë shtetësinë, 189 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Mosha më të shumta që morën këtë vendim në pjesën e parë të vitit janë të rinjtë, por dhe forcat e punës të moshave nga 20 vjeç deri në 49 vjeç.
“Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”, tha Rafael Todhe, jurist në Gjermani.
Një sërë lehtësirash i detyrojnë shqiptarët të braktisin nënshtetësinë e tyre. “Nuk përfitojnë nga shumë përparësi që shtetet japin. Nëse e marrin atë janë shtetas europian dhe përfitojnë së pari lëvizjen e lirë, ndryshimin e vendbanimit.
“Pjesa më e madhe që i shtynë janë 3 indikatorë një punë më e mirë arsim më i mirë shëndetësi më e mirë”, tha Eldisa Cirogu, studiuese e emigracionit.
Lënien e nënshtetësisë studiuesit e emigracionit e konsiderojnë si një vulë të moskthimit të shqiptarëve në atdhe duke sjellë kështu pasoja negative për Shqipërinë.
“Shumë vende të bashkimit europian nuk e lejojnë dyshtetësinë, ndër to gjermania, Austria, Holanda, Spanja nuk e lejojnë. Shtete ku flukset e emigrimit të shqiptarëve janë më të mëdha.
Përveç tkurrjes ekonomike, forca e madhe e punës largohet, nga na tjetër ne perceptojmë një tkurrje demografike, plakje më e shpejtë e popullsisë sonë.”
Nga ana tjetër në rritje janë kërkesat e të huajve për fitimin e shtetësisë shqiptare. Ky numër është dyfishuar në 2023 duke arritur në 1 mijë e 126 shtetas deri në shtator.
Bravo Ripjellja socialiste. Kshtu vazhdoni e realizoni synimn tuaj e ti shendrroni shqiptaret ne pakice brenda shtetit te tyre. Mallkuar qofshin PD LSI e PS ne Shiperi!
Jo vetem qe nuk eshte e vertete kjo qe thuhet dhe nuk ka asnje Agrument Bindes....Po me mire te shihen faktet ...Se pari,Amerika ka hapur Lloton ne Shqiperi si dhe ne 23 Shtete qe THith qytetaret me lehtesira ,dhe duhet ndaluar nje veprim i tille...Se dyti,te shikojme me mire se mire qe ikin ,po ku shkojne e me se merren ata qe ikin ,se me duket qe [po kethehen me Pranga ne duar dhe jo pak por me Mijera,nga Britanija-Spanja-Hollanda-Greqija-Italija-Ekuadori-Belgjika-Gjermanija-Kolumbija,,,,Se merren me SHTEPITE e Barit me Drogen....Ketu te perqendrohet punafilip me e te punojme per ti bindur e te mos largohen....
Une e kam hequr edhe pse me lejohet dyshtetesia.Nje vend qe nuk usnqen dot me buke vajoret e tij nuk ja vlen me te krenohesh me te.
po kujt i pelcet k**i se e ke hequr shtetesine shqiptare , ne te semes te shkosh o mos u kthefsh kurre bastard
e ke heq or mik, por ne faqe shqiptare e kalon diten... hajde mendje, haje...
ti or mik je ne te drejten tende ,por mos ngaterro politiken me atdheun se jane dy gjera shume te ndryshme ....nuk eshte fare ceshtje krenarie eshte ceshtje fakti qe je shqiptar sido qe te ndihesh ......
Dokushdo po bëhet shqiptar. BE po u ndalon emigrantëve beqar të kërkojn azil, ndërsa ne u japim mundësi të bëjn sex me adoleshente.
Ti more "dikush", qe gjallon kete bote, ke probleme dhe ben mire te vizitohesh. Deshirat e tua seksuale te mbrujtura nga youporn e te tjera faqe "simotra" te kane devijuar mendimin analitik dhe te qenit gjallese ne toke!
Keni shkruajtur 2 rreshta per te huajt qe marrin nenshtetesine shqiptare. Nuk patet kureshtjen te kerkoni te dhena mbi keta njerez? Nga vijne dhe cilat jane arsyet qe kerkojne nenshtetesine shqiptare? Apo çe deshe?
vijne nga kufiri, kampet talebane muxhahedine afghane dhe se shpejti afrikanet e italise.
Ju pergozoj për komentin, Z.Parruca...