Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë inspektuar dy rrugët e sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin Rabdisht, ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural dhe 3 fshatra të tjera.
Gjatë inspektimit, Rama e konsideroi një parajsë, në të cilën numri i bujtinave që po rritet e tregon dhe më shumë.
“Parajsë komplet. Unë e kam problem estetikën dhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë. Janë operatorë që bëjnë atë punë, deri dje ishte e pamundur që të sillje operatorin se humbte rrugën, tani Tirana është afër. Gjithçka do të marri një tjetër energji”, tha ndër të tjera Rama.
''Peshkopi, Rabdisht - Në kryqëzimin e dy rrugëve të sapopërfunduara, që lidhin qytetin e Peshkopisë me fshatin e bukur Rabdisht - ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural - dhe 3 fshatra të tjera, një zonë prodhuese e patates me klimë e natyrë të mrekullueshme që njihet për turizmin e llixhave, të cilin do ta fuqizojmë me një plan investimesh publike dhe private'', shkruan Rama krahas videos.
Infrastruktura eshte shum e rendesishme dhe ja vlen por kjo vetem rruge makine nuk eshte. Ne shum vende te botes edhe shtigjet e bicikletave jane ma te gjera se kjo. Do ishte ma e udhes nese nuk i keni fondet te prisni por ama ti beni si duhet. Mos i coni lekt e takspagusve dem me rruge qe pas disa vitesh do ribehen.
Kjo eshte rruge dykalimshe? Kane sy ne balle keta hajdute qe i nxjerrin me pamje si suksese?
Sa kalimshe duhet te jete rruga per te shkuar ne Diber? Kur Dibra te behet nje milion banore,mund te shtohen krosite....pse jo?