VIDEO/ Punimet në tunelin e Murrizit, Rama: Me pak durim lidhja e Dibrës me Tiranën do jetë më e shpejtë

15 Nëntor 2023, 13:00Sociale TEMA

VIDEO/ Punimet në tunelin e Murrizit, Rama: Me pak durim lidhja e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim të punimeve në tunelin e Murrizit në rrugën e Arbrit.

Ai shkruan se kanë mbetur edhe 100 metra të fundit ku duhet të kryhen punime për hapur më pas tunelin, por shtoi se për shkak të gjeologjisë problematike, puna po ecën me hapa të ngadaltë.

Kreu i qeverisë shkruan se puna vijon pa pushim për të bërë më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën.

''Ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit …


Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën'', shkruan Rama. 

4 Komente

  1. A
    Androkliu USA

    Me beri pershtypje qe si Edi edhe Belinda kane veshur te njejtat tip pantallonash dhe xhakete,,,sic duket Kryeministri ka vendosur uniform te njejte per gjithe antaret e Qeverise,si ne cerdhe dhe kopshte femijesh.Megjithate e rendesishme eshte te vijojne investimet qe para 10 vitesh dukeshin vetem imagjinate dhe qe nuk kane krahasime me 20 vitet e para qe ne Shqiperi vetem u shkatrua.

    1. a
      anti25642654censurë

      mo ja fut kot dhe ti!!kursen,lali,kursen taksat tona!!i ka porositur me shumicë në bangladesh,kur filloi rekrutimin e emigrantëve për të punuar në shqipëri!!për këtë nder që ju bëri bangladeshasve ata ja dhanë falas!!e shikoni se sa shumë mendon diktatori ynë për taksat tona?njëlloj si mao ce dung kur i veshi kinezët si në "matrix"!!varju karët,o lal,janë këta ndyrësira,belinda e ladit,që kopjojnë diktatorin e tyre!!këta tipa e mbajnë karrigen me gjuhë,e jo me zotësi profesionale!!lëpijnë bythën e heroit të radhës që nuk shkulet nga karrigja!!nuk e ke vënë re kur të tërë qeshnin me "shakatë e kripura të duçes",në kohën e saliut,nuk e ke vënë re se këta të palloshit vishen e flasin si palloshi??mungesë dinjiteti njerzor,asgjë më tepër!!vetëm i madhërrishmi brraç ka mbetur ai që ka qënë të rë kohën,edhe kur ishte zv/pallosh,vetëm ai nuk ka ndryshuar fere,por fare fare!!ka mbetur zallore tërë kohën,buçe që leh në gjëndje histerike të përhershme!!

    2. k
      kacidhja

      Dhe specialistja e tyneleve duke i shpjeguar padronit situaten.Qesharake, thjesht qesharake.

      1. D
        Demokrati idealist

        Kacidhe e ke quajtur veten dhe vërtet je një kacidhjar nga mëndja…hahaha.

        Lini një Përgjigje