Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.
“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat. Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.
O fiku, Po sa corsi do mbeten për makinat? Apo do prishësh ato korsit e biçikletave? Po KY ku ka par rrug 6m me 3 corsi?
Me scooter thot ai po se ke kuptuar
Po për bizneset që punojnë në ato rrugë është menduar??? A ka ndonjë studim sa ndikon kjo në xhiron e tyre??? A është menduar dhe për ato makina që aktualisht parkohen në ato akse rrugore??? Ku do të shkojnë?? Qyteti nuk është vetëm pikë tranziti, për të shkuar nga pika A në pikën B, por është qendër social- ekinomiko- kulturore! Duke e bërë praktikisht të pamundur qarkullimin dhe qëndrimin e makinave, do të falimentoni qindra biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në këto akse rrugore!!! Ky projekt rregullon një pjesë, por prish shumë ekuilibra! Biznesi i vogël është zbutësi më i madh i problemeve sociale të punësimit! Ju ftoj ta kundërshtojmë këtë projekt të pastudiuar mirë!