Ish-deputeti socialist Etjen Xhafaj emërohet në krye të “Postës Shqiptare”

29 Tetor 2025, 14:25Sociale TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga gazeta 'TemA', emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të shoqërisë “Posta Shqiptare”.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.

Ish-deputeti socialist Etjen Xhafaj emërohet në krye të

6 Komente

  1. B
    Brezi i Ri vdes per Drejtorllek

    Dy pyetje kam, 1) Mqs po e ktheni ne shoqeri tregtare ( nuk e di cfare do tregtoje Fruta te thata Pije energjike apo kofsha pule ,) perse nuk e zgjedh vet bordi i shoqerise drejtorin ne baze te aftesive po duhe ta zgjedhe Diellina .Dhe e dyta 2 )Per cfare sherben Posta shqiptare , perse nuk shkrihet dhe Ja privatizoni ato godinat me miq e me shoke shume qe i keni ane e mbane atdheut , dhe qe mezi po presin.Se meq ra llafi aktualisht se edhe pensionet ,Pensionistet do ti marrin me karte ne banke, Apo hajde ti gjejm edhe ketij nje vend qe te kapardiset, dhe te na sherbeje kur ti a kerkojme

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Nje derr jokompetent dhe i paafte, tani ka mundesine per tú majmur me shume.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Po normal mor te shkerdhefsha robt, qe do flasesh nga tastiera. Ky i paafti jokompetent ka studiuar ne SHBA, France, dhe pastaj prape SHBA. Heren e fundit qe ka shkuar per studime, ka qene ne Harvard, ne universitetin me te mire ne bote. Po ti cfare ke bere ne jete mor debil i pashprese? pervec se shkruan i fshehur prape ekranit? Prandaj kemi arritur ne kete pike si komb, se cdo debil ka nje opinion, dhe cdo debil me opinion del voton, dhe jep dhe mendje neper komente lajmesh. Popull Kar!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alfred

        Eshte katandisur posta shqiptare per qoka dhe per kusure! Sa e sa institucione dhe ndermarrje publike perdoren per monedhe kembimi! Drejtor me "mandat" 9 mujor! Abuzim me taksat e shqiptareve! Askund nuk ndodh keshtu!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Keshtu behet shteti

          Ky zotere eshte burre i pergatitur, Bravo.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini I bardhe e I zi bashke.

            Brezi i trete i njerezve te shkolluar ,gjyshime Shkollen tregetare te Vlores qe per kohen ishte si shkolle e larte.babain me shkolle te larte ,vete i super kualifikuar. Ku ta gjejme qe nepunesit e Shtetit Shqiptar te jene te ketij niveli , natyrisht duke qene nen Çek and balans.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje