Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi nisin kthimin në shtetin fqinj.
Gjatë periudhës së festave nëpërmjet doganës së Kakavijës hynë në vendin tonë mbi 55 mijë persona.
Në këto ditë të para të vitit 2024 Policia Kufitare në Gjirokastër është e angazhuar që gjatë rrugës së kthimit në Greqi emigrantët të mos ndeshin probleme në kufi.
Për të evituar radhët e pritjes në sportelet e përpunimit të dokumenteve, Policia Kufitare në Kakavije do të bëjë të mundur shtimin e sporteleve në varësi të fluksit të lëvizjes.
Gjithashtu, janë zhvilluar takime me palën greke për të evituar problematikën e radhëve të pritjes në kufi.
Në këto ditë të para të vitit të ri fluksi i lëvizjes në Kakavije ka qenë i ulët ndërsa pritet të rritet në ditët në vazhdim me kthimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Masa shtesë janë marrë edhe nga Policia e Rendit për garantimin e sigurisë publike në mjediset e kësaj dogane ndërsa blutë e Qarkullimit Rrugor kanë përforcuar shërbimet në rrugën kombëtare Tepelenë- Gjirokastër- Kakavije për parandalimin e aksidenteve.
Jane zhvilluar takime me palen greke? Po e keni pyetur Belerin dhe qeverin e Micotaqisit me ministrat qe po behen theror per Berin? E çuditeshme ! Ka diçka ne kete mes qe gjithe paria greke po behet theror. E hapen ate telefonin izraelitet se mora veshe qe ne Shqiperi paska nje ligj qe po nuk deshi Beleri, nuk e jep kodin te hapet; ligj qe pu jep krimineleve te drejten te mos deklarojne krimin, thuhet. Nje çudi dhe kjo Pa kuptim ç'eshte krimineli dhe ç'eshte fajtori rendomte, ç(eshte liria dhe ç'eshte privimi saj kur krimi dihet me sy , me veshe dhe me dokumenta!!! TRi gjera qe ligji favorizon krimin e jo denimin: 1- Krimineli gezon te drejten e jetes pavresisht krimit me dashje, bile populli paguan qe ai te beje qejf per gjithe jeten gjoja te denuar 2 Krimineli dhe i burgosuri thuhet qe u hiqet liria, por genjejne se ata nuk privohen por votojne njesoj si une 3Kur egzistojne video e dokumenta apo deshmimtar okulare, po deshi prokurori apo gjykatesi denon; nje shembull video e DRitan Priftit per Ilir Meten; te tjeratper nje koment tjeter po ma pranuan ne gazete se ketu privohet liria e te shprehurit , ndersa ne burg jo. Gezuar vitin e ri ju popull, jo te burgosurit dhe ata qe jane kriminela te pa burgosur !