Kodi i Punës, si ndryshon marrja e lejës së zakonshme?

30 Korrik 2024, 22:25Sociale TEMA
Kodi i Punës, si ndryshon marrja e lejës së zakonshme?

Nisma e ekspertit Arben Malaj për ndryshimet në Kodin e Punës për të rritur fleksibilitetin dhe produktivitetin në punë, tashmë ka marrë mbeshtetje të deputetëve, dakordësinë e Këshillit të Ministrave dhe ministrive të linjës. Kjo nismë ndryshimin e nis nga neni 93 pika 3 e Kodit të Punës ku thuhet: “Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.” Por cilat janë disa nga arsyet kryesore që ky ndryshim duhej bërë?

“Arsyeja kryesore për këtë nismë ka të bëjë me faktin se të gjitha studimet edhe pas Covid, rekomandojnë për politikëbërësit por edhe nësektorin publik, edhe në sektorin privat që të ulin stresin për punonjësit, të rrisin fleksibilitetin dhe kjo do të rrisë produktivitetin. Në këtë aspekt unë studiova përvojat e tjera në vendet e BE, pashë direktivën europiane për pushimet vjetore, dhe gjeta që gjithë vendet kanë avancuar për përdorimin e lejes së zakonshme.

Në disa vende ti ke të drejtë të përdorësh nga leja e zakonshme dhe nuk ke të drejtë as t’i lutesh shefit. Njofton dhe përdor disa orë për lejen e zakonshme. Në këtë aspekt kodi ynë i punës, kishte një pengesë të madhe ku theksohej se nuk mund të marrë asnjë punonjës pjesë nga leja ezakonshme më pak se 7 ditë", tha Malaj.

Përpos deputetëve, eksperti Malaj thekson se mbështetje ka marrë edhe nga sektori privat e sipërmarrësit. Ai shprehet se produktiviteti i punës do të ndihet edhe më shumë në këtë sektor.

“Ne duhet të fokusohemi ku ne e rrisim fleksibilitetin, ku ne ulim stresin, dhe si punonjësit rrisin produktivitetin e tyre dhe as sektori publik dhe as sektori privat nuk ka humbje. Mendoj se shumë shpejt edhe biznesi privat do ta ndjej se ky ligj nuk ka kosto, por do të kthehet në një element pozitiv në marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punëmarrësit”, shprehet Malaj.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë pasi ka dhënë dakordësinë e kësaj nisme, sugjeron që pushimet vjetore të llogariten me ditë pune dhe jo me ditë kalendarike.

6 Komente

  1. M
    Meri

    Çeshtja eshte: a ua jep privati 4 javet e lejes punonjesve? Me nga nje jave apo dy, me dite e me ore, por ……. a bejne kater jave ne vit? Kete te kontrolloje inspektoriati i punes dhe a marrin rrogen rregullisht ne banke, apo ca ne banke (pagen minimale) dhe ca ne dore?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denis

      E mesoi realitetin ky kungulli duke lexuar direktivat e paraziteve burokrate eruopiane.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oligopoli i rregulluar!

        Nuk n'a the o Beno! Pse kjo iniciativë e jotja ? Ç'ne?? Po në total propozon të rriten apo pakësohen ditët pushim ?? Se "gojët e liga" thonë o Beno se po propozon që të reduktohen. (Nga 25-26 në 22 ditë), apo jo Beno. Kështu flet me fjalë të bukura ti! Por nuk po shoh interesat e kujt mbron të të punësuarve apo punëdhënësve. Jo për gjë o Beno, por mqs përmend EU duhet të fillosh nga java dhe dita e punës o Beno! Max 5 ditë pune dhe 40 orë dhe jo 6 ditë punë e 46-48 orë (pa llogaritur që vendet e EU po fillojnë të mendojnë për 4 ditë punë/ java pa rrëzuar të ardhurat. Jo për gjë o Beno, se nqs do t'a sanksiononit me ligj kushedi sa vende pune do të hapeshin vetëm duke hequr të shtunat si ditë pune "ilegale" sidomos në sektorin privat ku nuk është e domosdoshme funksionimi pandërprerje e punës (psh jo prodhim zinxhir, restoranteri, hoteleri etj). Pra ç'ne o Beno u shqetësove kaq shumë ti tani. A mos vallë të paguan kush nga oligarkët për këtë gjë Beno. Se në AL kodi i punës është bërë nga oligarkët të mbrojnë veten dhe punedhësit në terrësi dhe aspak ose shumë pak, por me klauzola përjashtiese, punëmarrësin. Prandaj dil e n'a shpjego pak më me detaje e hollësi Beno që nuk të kemi dëgjuar qysh kur të kishte deputet Nano!

        Përgjigjjuni
        1. g
          graziano

          Ky don me tregu se e ka mare seriozisht detyren, kesaj i thone me ka cu nona me la gojen. Me kete mentalitet te berit politike ne kemi 30 e kusur vite qe keta tallin menderen me kete popull. Nuk ka nevoje te shpikin ligje apo rregullore, i kan gati nga Evropa, duhen vetem ti zbatojne.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimonda

            Po për çfarë dhe kujt i duhet leja e zakonëshme???? Mos e keni fjalën për të lyer shtëpinë apo për të larë shtrohet?!?! O pika që nuk ju bije!!? Puntorët e punonjësit pushime çfarë lekësh. Pse nuk nxirrni në ligj që pushimet të shoqërohen me dy rroga mujore???!!! Atëhere flisni për pushime si në EU.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokol guce

              Punoj ne nje sektor privat.pundhenesi ynë nuk jep as lej te zakonshme as nuk i kompenson ne lek.ku mund te drejtohem ju lutem

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje