Si është cilësia e ujërave në Shqipëri? - 41.2% në bregdete, liqene dhe lumenj, të “shkëlqyer”

30 Korrik 2024, 22:10Sociale TEMA
Si është cilësia e ujërave në Shqipëri? - 41.2%

Rreth 41.2% e ujërave larës në Shqipëri kanë cilësi “të shkëlqyer”, ndërsa 15.1% e tyre kanë cilësi “të dobët”. Kështu e ka klasifikuar Agjencia Evropiane e Mjedisit cilësinë e ujit në bregdetet, liqenet dhe lumenjtë e vendit tonë. Në raportin e publikuar nga kjo agjenci, rreth 37% e ujërave larës në Shqipëri janë renditur me cilësi “të mirë”, ndërsa 6.7% e tyre kanë cilësi “të pranueshme”.

Cilësia e ujërave larës matet përmes dy parametrave mikrobiologjikë që janë të përcaktuara në Direktivën e Bashkimit Evropian për Ujërat Larës. Rreth 85% e të gjithë ujërave larës në vendin tonë janë në përputhje me standardet minimale të cilësisë në këtë direktivë.

Cilësia e ujit në det dhe në vijën bregdetare ka rënë gjatë vitit 2023, ndërsa për sa i përket ujërave në lumenj dhe liqene, cilësia e tyre është përmirësuar ndjeshëm. Në vitin 2020 është shënuar cilësia më e lartë e ujërave ndonjëherë, ku gati 77% e tyre morën vlerësimin “cilësi e shkëlqyer”, ndërkohë që vetëm 4.2% e tyre nuk përmbushnin asnjë prej standardeve. Kjo tregon se cilësia e ujërave në Shqipëri po përkeqësohet nga viti në vit.

Po si paraqitet konkretisht cilësia e ujërave sipas zonave bregdetare?

Bregdeti në Vlorë, Liqeni i Ohrit në Pogradec dhe Gjiri i Midhjeve në Sarandë janë renditur si zonat me cilësinë më të dobët të ujërave. Ndërkohë Ksamili, Shëngjini dhe pjesërisht vija bregdetare në Durrës, konsiderohen me ujëra të një cilësie të mirë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka përdorur 1071 monstra për të vlerësuar cilësinë e 119 ujërave larës në Shqipëri, përkatësisht të atyre në 113 zona bregdetare dhe të 6 lumenjve e liqeneve. (Ledina Elezi)

4 Komente

  1. e
    enter""

    ahahaha, me aq nnjerez ne foto jam i sigurt qe notojne ne shurre

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

      Kta nuk te lejn me dek vija bregdetare eshte mut, derdhen bruto ujert e zeza dhe cdo gje e ndyre keta thone 42% e shkerdhyer se per shkelqim edhe diamanti nuk duket ne 0,5 meter thellesiPer lumenjte eshte e i besueshem vetem ne gjysmen e tyre kur rrjedhin nga malet se nuk ka banore, por me pas para se te derdhen ne det bien era fekale, ju befte mire.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni

        Dy metrat para se dellga te perplaset ne breg, shkemezon nga shurra dhe te digjen kembet kur del pas larjes. Shoku Edi Corapekuqi per pasterti bregdeti shqiptar le pas edhe arrktikun e papopullua, je aq i besueshem sa qe je vetmi qe nuk vjedh e ke thene vete, se nuk ka hajdut dy metrosh, po shku yt i ngushte Ilir Beqja pse eshte ne arrest me burg edhe ai dy metrosh eshte?

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qillotat me mut te surrelit

          Mut Sunnit kudo dhe plehra ,oh sa mire me henger speca me kos e me u la ne qunef ohe .si ka mundesi qe asnje qytet ne Shqiperia nuk duhet evropian por si Qytete turke me minare dhe kollovar burra kudo

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje