
Shirat e dendura që kanë pushtuar thuajse të gjithë vendin, po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat bujqësore veçanërisht në grurë.
Në zonën e Fierit, të dhënat zyrtare të drejtorisë së bujqësisë flasin për të paktën 300 hektarë të mbjella me grurë që janë dëmtuar nga reshjet e shumta. Ndërsa pjesa tjetër e grurit është e sëmurë si pasojë e lagështirës së tepërt.
Një ndër zonat më të prekura nga këto fenomene është fshati Mujalli i Fierit.
Fermerët kërkojnë nga institucionet shtetërore që të kthejnë sytë nga to, pasi dëmet që po pësojnë rrezikojnë falimentin e tyre dhe lënien djerrë të tokave bujqësore.
Mos u shqetesoni. I keni siguruar besoj.beni vetem deklarimet prane zyrave te sigurimit. ( popull pa dy gram tru. Varet per shkembi dhe nuk ve nje litar sigurie te dale me sa me pak dhimbje. Joooo. Keto blejne sigurim vetem kur u thua sa fitojne,jo sa shpetoje) C tju beje qeveria? Te marre tek pensionistet dhe tju jap ju?