Ndeshja Roma-Feynord, qeveria merr vendimin: Ditë pushimi për të gjithë qarkun e Tiranës

18 Maj 2022, 13:07Sociale TEMA

Ndeshja Roma-Feynord, qeveria merr vendimin: Ditë pushimi për të

Ministri i brendshëm Bledi Cuci ka njoftuar se data 25 Maj që përkon me ndeshjen e Conference League do tw jetw ditë pushimi për të gjithë Qarkun e Tiranës.

 Ky vendim është miratuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe menaxhimin sa më të mirë të fluksit të qytetarëve që do  të vijnë në Shqipëri.

“Në mbledhjen e qeverisë vendosëm që datën 25 Maj ta shpallim ditë pushimi për të gjithë institucionet e Qarkut të Tiranës në kuadër të ndjeshjes Roma-Feynord. Pritet një fluks i madh qytetarësh, rreth 5, 6 herë më shumë njerëz se sa ka kapacitet stadiumi. Ne po marrim masat që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë jo vetëm për sportdashësit si një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Tiranë e Shqipëri.  Data 25 do të jetë ditë pa makina.

Të gjitha akset hyrëse drejt kryeqytetit do të bllokohen deri në 6 pasdite. Kushdo që do t’i bashkohet festës mund të vij në Tiranë pas orës 06:00 pasdite.  Kështu garantojmë fluksin e jashtëzakonshëm të menaxhohet sa më mirë e për ta kthyer këtë event në festë për të gjithë.” tha ministri Çuçi pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.

2 Komente

  1. L
    La Festa cominciata ...

    E viva La Festa peer tutti Roma vince

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xoni

      Jo po ta bejme dite feste kombetare..hahaha! Megjithese, çu be per nje dite pa punuar ? Keshtu feste kemi gjate gjithe viti!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje