Nga Ilir Yzeiri
Është e dyta herë që të afërm të mi më shkruajnë se në kontrollin e pasaportave në aeroportin e Rinasit policët e shërbimit aty u kërkojnë atyre që udhëtojnë jashtë vendit edhe biletën e kthimit në rastet kur ata nuk e kanë prerë atë për arsye të ndryshme. Ata që më shkruajnë janë një nuse e martuar me një shtetas zviceran dhe e dyta një nënë që ka dy djemtë me pasaportë zvicerane. Unë konsultova udhëzimin « Lëvizja e lirë në vendet e hapësirës Shengen » dhe aty, në asnjë vend, nuk thuhet që udhëtari duhet të jetë i pajisur edhe me biletën e kthimit.
Dhe ftesa nga pritësi kërkohet vetëm kur ka dyshime. Unë e kuptoj kërkesën e shtuar tuajën si ministër për të forcuar regjimin e kontrollit në vendet e kalimit, por, në këtë rast, punonjësi i shërbimit bën presion për të mos e kaluar duke shpikur biletën e kthimit. Kjo mund të krijojë perceptime të ndryshme.
Unë nuk dua që udhëzime të dyshimta apo përpjekja për të rritur kontrollin mbi kalimet e paligjshme në aeroporte të përkthehet si presion mbi udhëtarët e pafajshëm, pensionistë në një rast dhe bashkëshorte e një të huaji në rastin tjetër. Dhe problemi nuk është se këta policë ju paraqesin një dokument të shkruar ku të tregohet arsyeja e këtij ndalimi. Ata thjesht bëjnë presion.
Do të ishte mirë që nëse Ministria e Brendshme ka vendosur të rishikojë ose të rifreskojë procedurat që ndiqen për udhëtimin në hapësirën e vendeve Shengen t’i bëjë ato publike dhe të mose i lërë në vullnetin e punonjësve të policisë që shërbejnë aty. Në këtë rast krijohet perceptimi se dikush do të përfitojë në mënyrë të paligjshme.
Mendoni për një çast për ata qindra udhëtarë që nuk kanë asnjë njohje, që vijnë nga zonat rurale dhe që mund të bëhen viktima të lehta për ata që nuk zbatojnë ligjin, se çfarë stresi u krijohet nga ata që e përdorin atë për presion të paligjshëm.
O Liri po e di ti sa qytetare nuk kthehen fare dhe se Shqiptaret jane ne vendet e para per azil ne BE...cudi Ilir se Shqiperia po rrezellin ....a mor Ilir interesaxhiu...
Ky Iliri ben sikur nuk e kupton se ky rregulli i biletes se kthimit eshte nje lloj KLONI si ai i dikurshmi qe u vu per te ndaluar ata qe donin te arratiseshin! Bileten e kthimit nuk duhet t'a kerkoje shteti shqiptar por vendet e Shengenit! Kur kete bilete nuk e kerkon SHBA,cfare pune ka policia jone! Ka shume arsye qe njerezit nuk e presin bileten e kthimit se nuk e kane vendosur se sa do rrine atje ku do shkojne! Fundi ,kaq e veshtire qenka qe nje person qe do qendroje ne vendet e Shengenit,mund t'a prese bileten e kthimit dhe prap mund te mos kthehet ne Shqiperi?
Aeroport që punon nën diktatin e palaçove që e drejtojnë dhe te atyre që tregtojnë. Nuk të lënë kur futesh nëse je një pagure me ujë në dorë, vetëm e vetëm, që ta blesh brënda në aeroport, janë disa masa qesharake ku nuk i shef në asnjë aeroport homolog.
Toni, nuk mbahen kështu njerëzit me zorë. Nëqoftëse duhet të shtohen mundësitë për punësim për rininë , ose për popullatën që është në moshë për të punuar, dhe nuk mund të mbash ti pensionistët e tu kërkosh broçkulla, gjithmonë nëse është e vërtetë.