Po na ikin dhe veterinerët

22 Dhjetor 2023, 21:00Sociale TEMA
Po na ikin dhe veterinerët

Fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka prekur edhe mjekët veterinerë, ku gjysma e studentëve që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në shtetet europiane dhe në Britaninë e Madhe.

Shtysë për këtë është edhe fakti se nuk u kërkohet që të bëjnë shkollë shtesë në këto vende pasi diploma që kanë njihet nga tregu europian i punës.

Për të mbajtur këtë kategori në Shqipëri, Resuli rekomandon marrjen për stimulimin e të rinjve përmes rritjes së pagave, mbështetjes me kredi të buta, bonuse për vështirësi në punë, etj.

Aktualisht në vendin tonë numërohen në total 1120 mjekë veterinerë, ku deri më tani vetëm 800 prej tyre janë anëtarë të Urdhrit të Mjekut Veterinar.

Ndërsa nevoja për mbulimin e të gjithë  territorit është të paktën 2000 veterinerë aktivë. Pagat e veterinerëve në shërbimin shtetëror variojnë nga 60 mijë lekë deri në 78 mijë lekë  në muaj.

Lini një Përgjigje