“Nuk ka shqiptarë të lënduar”- Ministri i Jashtëm reagon për sulmin me 15 të vrarë në Pragë

21 Dhjetor 2023, 19:25Sociale TEMA
“Nuk ka shqiptarë të lënduar”- Ministri i

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani thotë se nuk ka shqiptarë të cilët mund të jenë lënduar nga sulmi vdekjeprurës në Pragë të Çekisë, ku u vranë 15 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shprehet se ministria është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Pragë.

Ai shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.

Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare”, shkruan Hasani.

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Keto deklarate jane bajate dhe qesharake, ku do te ishte aksident te ndodhej ndonje shqipetare ne kete zone perpara qindra mijrave shqipetareve qe keqtrajtohen si skllever pa asnje mbrojtje ne Greqi..!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Nuk thua shyqyr se me këtë shtet të mbaruar që kemi ne, as brekët nuk u ngremë dot shqiptarëve në botë. Më vjen turp nga gjendja dhe deklarimet e zyrtarëve mediokër shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje