Rama: E paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë bëjnë protesta, nuk financojmë studimin e tyre që të shkojnë në Gjermani

20 Dhjetor 2023, 12:39Sociale TEMA
Rama: E paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë

Kryeministri Edi Rama thotë se është e paimagjinueshme që studentët e Mjekësisë protestojnë dhe refuzojnë kontratën e qeverisë për të punuar për 5 vite në Shqipëri në këmbim të studimeve falas.

Rama tha se qeveria nuk do të financojë falas studimet e tyre që më pas të ikin në Gjermani. Në të kundërt nëse nuk u pëlqen, Rama tha se duhet të paguajnë tarifën dhe më pas mund të ikin ku të duan.

"E paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë, madje të bëjnë dhe protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim shumë të madh.

Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë, jo për t’i shërbyer Gjermanisë.

Nëse dikush nuk dëshiron ta marrë në konsideratë detyrimin, human, profesional, patriotik, që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejë investimin këtij populli, duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë ku të dojë. Tarifa e plotë nuk është ajo e vërteta përsëri", tha Rama. 

6 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    O Legeni i Lindes, protestat nuk behen me leje te Lindes, por kur t'ja u ndjeje trapi studenteve. IDIOT notetik !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Ti je akoma ne kohen e xhaxhit Enver prandaj!

      Përgjigjjuni
      1. 4
        456

        Ja cfare derdellit Rama: -"E paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë, madje të bëjnë dhe protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim shumë të madh"! Por ky sharlatan nuk do te kuptoje se eshte akoma me e pa imagjinueshme,qe ky kryeminister eshte prej 10 vjetesh ne pushtet me votat tona dhe vete bredh tere muajinb me avion carter,duke harxhuar miliona euro,ndersa nuk paska leke te na rrite pensionet neve!

        Përgjigjjuni
      2. l
        llazi usa

        Keshtu beje, cdo student ta paguaj ve shpenzimet e shkolles, dhe te ik ku te doje.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          O Ramut me fjale je shume mbreslenes kur flet per humanizam dhe patriotizem,ata djem dhe vajza kane vendosur te ikin jashte dhe mos te meren me korrupsionin e qeverise tende sepse duhet te jesh komplet i trashe qe mos te dish ,qe neper spitale te kerkojne nga 3000-5000 euro per nje vend infermier ,keshtu qe meri nga india ose afrika,,,qeveria jote eshte pergjegjesi kryesor per c popullimin e shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pu pu puuui!

            Mbylli shkollat fare se edhe keshtu sic jane vetem diploma cops letre japin e jo njohuri!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje