Porti i ri turistik në Vlorë, Rama ndan pamjet: Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut

24 Mars 2024, 09:03Sociale TEMA
Porti i ri turistik në Vlorë, Rama ndan pamjet: Shqipëria do

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur.

Sipas Ramës, Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.


“Mirëmëngjes dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

6 Komente

  1. E
    ERTV

    O artist pikturist. Për këtë të themi se punon për oligarkët. I jep vend strategjik me zero lekë investitorit nga paratë publike për të ndërtuar "investitori" ca kulla që ti shesin me 2000,3000,4000,5000,6000 €/m². Dhe për të ndërtuar një marinë private dhe ti thua do të përfitojnë të gjithë. Jo or artist JO do fitoj vetëm Samir Mane miliarda. Dhe populli do t'a haj sa krahu për të ndërtuar një tjetër port ku kap më shumë erë dhe ku është më cekët me paratë publike prej miliona e miliona eurosh. (E njëjta gjë edhe në DR). Kryeministër plehrë (betonizues, skizofren). Paç fatin e Salehut dhe ti Rilindës i lodhur e i pjerdhur (Ali Baba me Tutti Fruttit)...

    1. S
      Shqiptar

      Pac fatin e kulakeve te 45-55! Nuk kishte faj Enver Hoxha qe i pushkatoi, kismet del ndonje Enver tjeter dhe pushkaton e internon me fis keta.

    2. v
      vilajeti vazhdon te shkoje per lesh

      Edhe ketij pseudo kryeministri,nuk i rihet,qe cdo here te dale si meta mbi hekura.

      1. M
        MARLUX

        Vlora eshte bere peribret. Parku Pavarsia me ato rrutullamet dhe kokmalet, me bar te thare, diku te rrjepur e diku si jonxhe, pa asnje lule me ngjyre per te ardhur keq, mos te flasim pastaj per shesin e Flamurit, qe eshte zvogeluar te merret fryma vetem ta shikosh. Katastrofike ajo qe eshte bere ne Vlore.

        1. T
          Trojan

          Bravo z.Kryeminister e rregullove portin me leket e shtetit dhe pastaj ja dhe oligarkeve dhe tet vellai ,tani porti ri pse s ka filluar te zhvendoset ,dhe as godinat ,keshtu qe leji pordhet se nuk jetojme ne lushnje te genjesh

          1. 5
            555

            Zoti DIKTATOR,nuk ke punuar kurre per shumicen e shqiptareve! Ti vendin e ke ne BURG TE PERJETSHEM bashke me Berishen!

            Lini një Përgjigje