Një raport mbi dëmet mjedisore që parashikohet të shkaktohen nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese si pjesë e shqyrtimit të padisë së bërë nga tre organizata.
Nga Nensi Bogdani
Shoqata mjedisore “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese raportin e titulluar “Skavica – Argumenta dhe evidencë, trajtimi energjetik”, përmes së cilit pretendohet se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të sjellë një dëm mjedisor që mund të zgjasë në 100 vitet e ardhshme.
Raporti është hartuar nga ekspertë si pjesë e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të padisë për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që i hap rrugën ndërtimit të hidrocentralit.
“Shoqata jonë ka dërguar në Kushtetutese ligjin 38/2021 si një ligj antikushtetues, ku seanca e parë u zhvillua më 12 dhjetor 2023 dhe seancën e dytë e kemi më datë 10 Janar 2024,” tha Ferzileta Gjika, kryetare e shoqatës në mbrojtje të mjedisit.
Sipas ekspertëve të mjedisit, fillimisht ndërtimit i hidrocentralit të Skavicës ishte parashikuar nëpërmjet Western Balkan Investment Frameëork, një projekt i cili nuk e përmbyste sipërfaqen e tokës dhe ishte në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe atë shqiptar.
“Nga aspekti ligjor, shteti shqiptar nuk ka pasur asnjë arsye për të anuluar këtë projekt, i cili bazohet në praktikat më të mira Europiane, për ta zëvendësuar me një projekt tjetër, i cili, jo vetëm përmbyt sipërfaqe më të madhe, por dhe nuk i nënshtrohet marrëveshjejeve ndërkombëtare të cilat ka nënshkruar vendi ynë, duke shmangur thelbësisht konkurencën dhe transparencën”, thuhet në raport.
Raporti gjithashtu e konsideron digën e Skavicës si një element që thjesht do shtonte varësinë e Shqipërisë përkundrejt kushteve klimatike e si pasojë edhe ndaj prurjeve hidrike.
“Energjia e parashikuar për t'u prodhuar nga hidrocentrali i Skavicës, lehtësisht mund të prodhohet nga burime alternative,” thuhet në raport.
Sipas raportit, zona që parashikohet të përmbytet do të kthehet në një zonë, jo vetëm të pashfrytëzueshme nga aspekti energjetik, por e parikuperueshme dhe nga aspekti mjedisor.
Në qershor të vitit 2021, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe kompania amerikane Bechtel nënshkruan një marrëveshje për fillimin e punimeve të hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me qasje të përshpejtuar.
Projekti është kundërshtuar përmes protestave nga banorët e zonës si dhe nga organizatat mjedisore.
Keta derra a e kuptojne qe kriza energjitike nuk po na ndahet gjith jeten.
Kam degjuar se keto lloj aktivistash financohen ne menyre sekrete nga Serbia dhe qarqe te tjera antishqiptare. Projektet hidroenergjitike qe kane marr edhe miratimin e USA dhe Europes do ta kthejne Shqiperine ne nje vend me potencial te madh energjitike duke i hequr monopolin Serbise ne Ballkane.
Sipas këtyre qorrëve të kushtetueses, të gjithë specialistët e hidrocentraleve shqiptare ishin gabim ,që thonin që Skavica është vepra më madhore sepse është rregullator i kaskadës së Drinit. Pa shikoni pak kush janë këta ambjentalistët sepse kam idenë se nuk dinë gjë fare. Vetëm kundërshtojnë për politikë.
Po pse nuk eshte bere tani sipas jush eksperteve te qepes
Do jete fatkeqesi nqs Gjykata kushtetuese do te anuloj ndertimin e hidrocentralit te Skavices. GJK, duhet te mendoi se ky hidrocentral do jete nje nga fitoret me te medha per ekonomine e vendit tone,i cili do te prodhoje energji elektrike jo vetem te plotesoi nevoja e vendit por edhe per eksport. Me qart akoma,do te krijoi pavaresine e nergjise elektrike te vendit tone.
shko e beje te shpia jote
Më pëlqen reagimi ndaj Skavicës. Njerëzit “mbrojtin” habitatin e tyre! Duhet të shohim “shqiponjat” duke fluturuar dhe shijuar jetën e tyre të lumtur në natyrë! Teknikisht nuk ju nevojitet HEC SKAVICA.Ndalesa e plotë! Mund të rrisni produktivitetin në Vau Dejës, Koman dhe Fierzë. Të paktën 40% më shumë! Si? Do të jap leksion kur të vijë ajo fazë. Me modelin tim, nevojiten maksimumi 3 vjet për ta bërë Shqipërinë të eksportojë të paktën 0.8 TWh/vit energji elektrike. Kjo është e barabartë me një HEC të Skavicës. Me vlerën e eksportit mund të ndërtoni shkolla, spitale, burgje, godina të pushtetit vendor dhe, mund të mbështesni fondin e pensioneve që të moshuarit tanë të mos ulen më rrugëve! Ata do të bëhen konsumatorë të vërtetë të mallrave dhe shërbimeve! A i shqetësojnë këto zhvillime autoritetet?
Në gjithë botën ndërtohen HEC-e, ta zëmë shikoni Zvicrën si vendi i zhvilluar ka dhjetëra HEC-e dhe ndërtojnë sërish tjera dhe nuk kundërshtohen nga analfabetet sepse e duan vendin e tyre. Lejoni ekspertët të ua thonë të vërtetën e jo laiket të vendosin për diçka kaq me vlerë. Vendi ku ndërtohet ujëmbledhësi - baseni nuk bënë dëme përkundrazi i jep shpirt gjithë zonës dhe vendit dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi. Ka fare pakë sipërfaqe toke pune që dëmtohet dhe sa i përket klimës ajo ndihmon ketë zonë të ftohtë dhe nga vërshimet. Nuk ka asnjë projekt që nuk bënë pak dëme por shikohet interesi madhor dhe duhet përkrah dhe investuar. Miratimi nga SHBA dhe BE do ta kthejnë Shqipërinë fuqi energjetike. Jam për ndërtimin e HEC- Skavica sepse interes me vlerë kombëtare dhe ketë duhet ta ketë parasysh Kushtetuesja.
shko e beje te shpia jote
VETEM NJE IDIOT OSE TRADHETAR E I SHITUR NUK E KUPTON SE PO U NDERTUA SKAVICA DIBRA FSHIHET NGA HARTA E KOMBIT DHE SHQIPERIA FITON NJE MUT TE MADH QE DEL E TEPRON PER GJITHE KOMBIN