Studiuesi gjerman me origjinë kanadez Robert Elsie i cili rrëfeu kaq shumë për tiparet e kombit tonë, tani prehet në Theth, mes Alpeve të Shqipërisë.
Ishte amaneti i tij që të prehej në këtë fshat turistik, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar lidhjen e tij të fortë që kishte me tokën shqiptare.
Pavlin Polia, në një bisedë më gazetaren Rudina Xhunga tregoi më shumë se pse Thethi ishte amaneti i fundit i albanologut, ku varrimi u bë sipas riteve të fshatit.
“Unë kam patur fatin ta takoj kur ka qenë gjallë. Besoj që është pasuri e rrallë të arrish të bisedosh për pesë minuta me atë personazh, i cili nuk ka lindur në Shqipëri por ka bërë një kërkim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për albanologjinë.
Pastaj kur morëm lajmin që kishte vdekur më kontaktuan njerëzit e afërm të tij dhe thanë që kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Theth. Gjëja e parë që unë kam bërë ishte të kontaktoja vllaznitë e Thethit. Kjo pasi nuk ka qenë vendas i Thethit.
Pastaj, duheshin edhe letrat nga bashkia dhe prefektura. Diçka e lezetshme asokohe, kur unë i kontaktova fillimisht nuk kishte dakordësi mes tyre. Madje asokohe prefektura na tha që kishin gjetur një vend në Vermosh dhe që mund të vendosej afër rrugës. Por ai e ka lënë amanet të prehej në Theth. Nuk është se thjesht ngeli pa një vend. Pas këtyre, arritëm të bënim dhe letrat.
Pastaj, Roberti ka shkruajtur librin "A Passion for Theth/ Albania's Rugged Shangri-La", i cili për ne është pasuria më e madhe apo promovimi më i madh që ka bërë për ne. Pavarësisht të gjithë atyre që ka bërë për të gjithë Shqipërinë, e vlerësojmë edhe për shkrimet dhe kërkimet që ka bërë gjatë viteve 1995-2005 për Thethin”, tregoi ai.
Maloket e Prefektures donin ta varrosnin ne Vermosh... jo ne Theth, se ne Theth maloket nuk kishin 2 m2 vend per nje varr per nje albanolog te ketij rangu dhe qe e deshi aq shume Thethin dhe shqiptaret!!!! Rrace e poshter!
Robert Elsie i ka bere nje nder te jashtezakonshem Thethit, ndersa e meritonte te varrosej dhe t'i ngrihej nje permendore ne lulishten e KRYESISE SE AKADEMISE SE SHKENCAVE TE SHQIPERISE. Ai ka lene VEPRA jo LLAFE. ELSIE ESHTE NJE THESAR I MADH fushen e STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE.
Nderim i përjetshëm për Robert Elsin.
Buda, jam shimë dakord me fjalët tuaja. Unë dikur kam punuar në Akademin e Shkencave të Shqipërisë dhe mendoj se më nder se kushdo z. Robert Elie i bën nder Akademise të ketë në oborrin e saj një statuj të këtij albanologu që e deshi aq shumë Shqipërinë pa qënë shqiptar. Sigurisht atje duhet të jenë edhe figurs zë tjera të shwuara, që i bëjn nder Akademise si psh Prof.Aleks Buda dhe shumë të tjerë. Unë mendoj që salla e Parlamentit dhe korridoret duhet zë kenë bustet e dhumë njetzve të nderuar e jo të akademikëve të pas 1990, sepse asnjëri prej tyre nuk shkëlqeu në fushat si albanologjia, gjuhësia, historia…,,