Rama dhe presidenti Macron inaugurojnë shkollën prestigjioze franceze të kodimit “Ecole 42”: Do t’i dedikohet teknologjisë!

16 Maj 2025, 20:44Sociale TEMA
Rama dhe presidenti Macron inaugurojnë shkollën prestigjioze franceze

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës, ku morën edhe në inaugurimin e shkollës franceze të kodimit “Ecole 42”.

“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkroi kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.

Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.

Lini një Përgjigje