REPORTAZHI: Shqiptarët në Las Vegas kujtojnë rrugëtimin e tyre në SHBA

28 Nëntor 2022, 19:31Sociale TEMA

REPORTAZHI: Shqiptarët në Las Vegas kujtojnë rrugëtimin e

Nga Gëzim Kabashi

Në fillim të viteve 1990, kur shqiptarët e parë mbërritën në Las Vegas, për të kënduar hymnin e flamurit mblidheshin në kishë.

“Takoheshim te imzot Ilia, gjithë sa ishim muslimanë e të krishterë,” tregon Pirro Dollani, i cili pas vështirësive të para punoi në Universitetin e Nevadës dhe përktheu gati 20 libra nga autorë kryesisht amerikanë.

Edhe intelektualë të tjerë shqiptarë, që u nisën të shkolluar nga atdheu ia dolën të kontribuojnë në profesionet e tyre, dikush instrumentist, ekonomist, një tjetër inxhinjer elektronik apo fizioterapist.

Las Vegasi e ka mbështetur jetën e tij në “turizmin e kumarit”, dhe çdo vit në këtë qytet mbërrijnë mbi 40 milionë turistë nga e gjithë bota.

Prej 23 vitesh Klodi ngjitet çdo mbrëmje ne kullën “Stratosfera”, 350 metra të lartë.

Megjithë pasionet e tjera që ka, ai nuk është shkëputur nga zanati i kamarierit.

“Ky është një qytet që mbështetet në shërbimet e pafund,” tha ai, duke emërtuar ato më të shumtët: punët në kazino dhe në hotele.

“Në shumë prej tyre janë punësuar bashkë me burrat dhe djemtë, edhe gratë dhe vajzat shqiptare,” vijoi Klodi, i cili në Durrës, nga ku u nis, kishte hedhur hapat e parë në televizion.

Nga ballkoni i kullës rrumbullake, Las Vegasi duket i ndriçuar, si një pemë e stërmadhe e vitit të ri.

Vas Goga, mësues i fizikës, sapo mbërriti në “tokën e premtuar”, iu vu studimeve për një shkollë profesionale.

“Për gati 20 vjet riparova defektet në hotele e kazino,” tregon Vasi për BIRN, duke shtuar rëndësinë që kanë disa sindikata të këtushme për të mbrojtur të drejtat e punonjësve.

Musë Kabashi dhe Vaso Goga, shqiptarë me banim në Nevada | Foto: G. Kabashi
Musë Kabashi dhe Vaso Goga, shqiptarë me banim në Nevada | Foto: G. Kabashi

Në parkingun e automjeteve shihen dy targa automjetesh ku shkruhen përkatësisht “Tirana” dhe “Durrsak”.

Më thonë se nuk janë të vetmit shqiptarë me targat që kujtojnë qytetet e origjinës shqiptare.

Adea dhe Joni janë shokët më të vegjël në moshë dhe prindët e tyre kujdesen që të mësojnë fjalët shqipe.

Me gjithë distancën prej mijra kilometrash, djemtë shqiptarë merakosen për hallet në Shqipëri.

“I pashë xhaxhallarët e mij në televizor; e de, në protestën për traun që shteti ngriti në Divjakë,” tha Fred Prifti.

“Mendo të shkosh nga fshati çdo ditë e të paguash biletën për hyrje,” shtoi ai.

Kam lindur në Divjakë dhe prindët i kam atje tregon burri që punon në kazinonë “Stratosfera”.

Fredi pas një përvoje në Itali, Fredi hapi një biznes duralumini në vendlindje.

“Prindët e mij janë pleq dhe nuk pranojnë të vijnë në Amerikë,” theksoi Fredi, duke shtuar se motra dhe vëllai i tij jetojnë në Gjermani dhe Itali.

Shqiptarët ë Las Vegasit nuk janë më shumë se sa 2.000, madje askush nuk e di me saktësi.

Sidoqoftë, ata u janë mirënjohës atyre që mbërritën gati 30 vjet më parë nga Shqipëria.

“Thuajse të gjithë ata që mbërritën më vonë kanë gjetur mbështetjen e Fatmir Hamzait dhe Pirro Dollanit,” na thonë djemtë thuajse njëzëri. U dëtyrohemi këtyre njerëzve-shtojnë ata.

Pas dy vjetësh pandemie të koronavirusit COVDI-19, kanë vendosur të mblidhen për festat e nëntorit.

Por edhe këtë herë nuk qe e lehtë.

Një këngëtare e njohur, e ftuar nga Shqipëria, në ditët e fundit nuk ka ra dakord me kontratën, dhe pronari shqiptar i restorantit gjeti si zgjidhje muzikën me DJ.

“Të shohim se si do të shkojë,” thotë Mirela, një grua e re që është bërë nënë kohët e fundit.

Ndërkohë, bashkëatdhetarja e saj Ola shtoi

“Të gjithë kemi merak, po hajde se do të shkojë mbarë!” tha ajo.

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    e morrem vesh i e nxjerrin buket te tjeret aty, po ti paske ngelur i njeti parazit qe mendon se do hash buke ne Amerike me kesi reportazhesh tipike te realizmit socialist

    Lini një Përgjigje