Romina Kuko: Cili ligj ju mbron që i shërbeni 15-vjeçarëve alkool dhe cigare?

30 Tetor 2025, 19:54Sociale TEMA
Romina Kuko: Cili ligj ju mbron që i shërbeni 15-vjeçarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, gjatë fjalës së saj në seancën plenare të kësaj të enjteje, ka ngritur shqetësimin për shitjen e pijeve alkoolike dhe cigareve pranë shkollave, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet ligjzbatuese.

Kuko e quajti situatën alarmante dhe e përshkroi si një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e të miturve.

Ajo iu drejtua me tone të forta pronarëve të lokaleve dhe marketeve që i shërbejnë fëmijëve:

“Kur fëmija del nga shkolla dhe përballet me një market që i shet cigare, apo një lokal që i shërben alkool, ai nuk është i sigurt, por është i ekspozuar dhe kam një pyetje të drejtëpërdrejtë për ata që e bëjnë këtë: Kush mendoni se jeni ju që helmoni fëmijët dhe nuk keni frikë? Cili ligj ju mbron që ju i shërbeni 15-vjeçarëve gota alkooli për fitim? Asnjë ligj!”

Duke e cilësuar këtë praktikë si “abuzim të papranueshëm”, deputetja socialiste bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm institucional:

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Inspektoriateve të tregut dhe të shëndetësisë të ndërhyjnë menjëherë. Të kontrollojnë çdo subjekt pranë shkollave dhe çdo ambient që frekuentojnë të miturit. Të mbyllin dhe të ndëshkojnë çdo formë abuzimi.”

Në vijim, Kuko e theksoi se lufta kundër këtij fenomeni nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por edhe përgjegjësi qytetare:

“Por kjo nuk është vetëm detyrë e institucioneve, është detyrë qytetare. Ndaj i bëj thirrje çdo prindi, çdo qytetari, çdo dëshmitari: nëse shihni një lokal që u shërben të miturve pije alkoolike, nëse një market i shet cigare fëmijëve, raportoni dhe mos e ktheni kokën. Bëhemi bashkëfajtorë nëse heshtim.”

Deputetja kërkoi që fushatat e kontrollit të institucioneve përkatëse të forcohen menjëherë dhe të kthehen në një praktikë të përhershme pranë shkollave në të gjithë vendin.

2 Komente

  1. .
    .

    Kush e votoj kete kartoren me? E mbushet parlamentin me gojore. Vazhdon e qihesh andej nga liqeni thate o kurve korce?

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Ju plehrat e hoqet aplikacionin e komisariatit digjital. Si te raportojme ne tani ne menyre anonime? Dilni flisni brockulla. Shih familjen tende zonje se ke 8 vjet e ndare, por kur te dolen llafet me Sorecen thoje me kontrollon bashkeshorti cdo levizje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje