“RTSH s’jep pagat prej 5 muajsh” - Kozeta Kurti: Eni Vasili ka kaluar çdo kufi, më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë se tek zyra e saj

10 Shtator 2025, 17:03Sociale TEMA
“RTSH s’jep pagat prej 5 muajsh” - Kozeta Kurti: Eni Vasili ka

Gazetarja dhe autorja Kozeta Kurti ka reaguar ndaj situatës së pagesave në RTSH, duke bërë publike se ajo dhe ekipi i saj kanë 12 projekte të papaguara.

Në një reagim të gjatë, Kurti thekson jo vetëm borxhin financiar të institucionit publik ndaj punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, por edhe mungesën totale të respektit, komunikimit dhe transparencës, veçanërisht nga drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili.

“RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit”, shkruan Kurti, duke përmendur se ndryshe nga drejtues të mëparshëm që të paktën kanë treguar respekt njerëzor dhe profesional, Vasili nuk është takuar asnjëherë me autorët e emisioneve, as për t’u kërkuar ndjesë dhe as për të dhënë një shpjegim minimal mbi pagesat e papaguara.

Postimi i Kozeta Kurtit

RTSH-ja s’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi të respektit për dinjitetin e njeriut dhe profesionistit!

RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit, Aurora Polos, Thoma Gëllçit, Enkelejdi Jotit apo Martin Lekës. Këta, përveç Enit, na kanë pyetur: a u lodhët, a ju nevojitet gjë. Na kanë motivuar dhe respektuar për atë që kemi qenë dhe kemi bërë.

 Përmenda këta emra, sepse me këta drejtorë kam punuar herë pas here në RTSH, si autore e moderatore programesh, si skenariste apo zëdhënëse e Festivalit të Këngës. RTSH-ja ime është ajo e Festivaleve ku mbaja shënim me laps tekstet e këngëve dhe i memorizoja gati për të nesërmen, është ajo e “12 vallëzime pa një të shtunë”, është ajo e “Miss Albanias” së parë etj. Për shkak të kësaj RTSH-je, i kam dhuruar asaj orë transmetimi prej miliona lekësh që RTSH s’i prodhon dot vetë, ciklet e Albania Pop Rock ku s’ka mbet’ yll i ri apo gold pa kënduar, me orkestrën e përbërë nga muzikantët më të mirë të këtij vendi, tributin  spektakolar të Djemve të Detit, dy koncerte të papërsëritshme të Korçës, dy recitale të Artjola Toskës, recitalet e Vesa Lumës, Altin Gocit e Adhurim Demirit.

E kam bërë edhe atëherë kur Fred Peza na dëboi nga salla e orkestrës, sikur të ishim duke prodhuar dado e bullona dhe jo muzikë; pagova faturën në një sallë me qera dhe s’e ndëshkova RTSH-në se nuk ishte e Fred Pezës. E kam bërë edhe kur zëvendësova në sekond të fundit regjinë më të lodhur që na vuri në dispozicion RTSH-ja me një tjetër të paguar prej meje dhe kontakteve të mia, pikërisht se s’doja ta ndëshkoja RTSH-në, pasi ajo nuk është e drejtorëve.

Ne profesionistët do të hyjmë gjithë jetën në RTSH, (nëse do ta ketë jetën) ashtu sikurse drejtorët vetëm do të dalin.

Tani, le të kthehemi tek këto pagesat e prapambetura. Meqë ra fjala, unë dhe stafi im kemi 12 punë të papaguara nga 14 gjithsej.

(Pa folur për investime personale të miat dhe grupit tim të punës, se duke qenë titra e parë e programit, s’mund t’ja lejoj vetes të kthehem 100 vjet prapa).

Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj.

Më vonë nuk lashë vend pa trokitur; në zyrën juridike, në zyrën e financës, në zyrën e drejtoreshës së njësisë së programeve, kërkova takim me Drejtoreshën e Përgjithshme (ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit) shkrova një email të gjatë… dhe e dini çfarë kërkova? Nuk kërkova lekët, por një kontakt ku të delegoja të gjithë njerëzit që kanë punuar dhe bashkëpunuar me këtë program, se s’po kisha më fuqi t’i mbaja. Sa herë dridhej telefoni, më kapte ankthi. Unë vërtet nuk mbaj përgjegjësi ligjore, se çdokush ka firmosur personalisht, por ama s’e përjashtoj veten nga përgjegjësia morale, se ndryshe nga znj. Vasili që është kujdesur vetëm për panelet e saj, unë me këta artistë e personalitete kam një jetë që punoj.

Dhe meqë jemi këtu, si ka mundësi që znj. Vasili ka ndërtuar me qindra herë panele politike me qa’ hallet tona për vendimarrje qeverie, rol opozite etj dhe çuditërisht tani,  në drejtimim  e “shtëpisë së vet” nuk mblidhka dot një panel autorësh, bashkëpunëtorësh apo artistësh (nga ato që Eni Vasili i ka duartrokitur si spektatore edhe në event të drejtuar prej meje) minimumi për t’i parë në sy; për t’u treguar që ua njeh kontributin e se po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Sigurisht që secili prej nesh e do kompensimin e vet financiar, sepse për atë ka punuar (punët vullnetare i bëjmë tjetër kund dhe s’kemi nevojë t’i bërtasim), por më shumë se sa mungesa e tyre, më dhemb arroganca dhe fakti që jemi transparentë përballë këtij grupi njerëzish, veçanërisht për Drejtoreshën e Përgjithshme të institucionit. Personalisht kam shumë më tepër respekt për veten time, për punën time, për njerëzit që kam punuar se sa nevojë për honorarin tim.

Ndoshta unë nuk do ta kisha mbajtur kurrë këtë shënim, nëse pushteti i i ri i RTSH-së do na “begeniste”, do na ftonte, madje edhe nëse do na shuante me rrena shprese; madje edhe po të na llastonte duke na përcjellë: “Do të dëshironim shumë të vazhdonim bashkëpunimin me ju, por siç e shihni ne s’po ju paguajmë dot për programet e kaluara; si mund t’ju kërkojmë të punoni ende?”

Por jo! Ne, znj. Vasili dhe ju oborrtarët e vegjël të rinj nuk jemi borxhlinjtë që ju mbinë juve në derë. Jemi profesionistët që e kemi kaluar me kohë gavetën dhe kërkojmë minimumin e respektit dhe edukatës qytetare së pari dhe patjetër edhe kompensimin financiar që na takon. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me institucionin dhe për ne ka pak rëndësi se kush e përfaqëson atë. Prandaj një marrëveshje dy palëshe legjitimohet me vulë, se përndryshe do mjaftonte një firmë e secilit prej jush. Nëse s’ju pyesim për çështje administrative dhe financiare, për çfarë t’ju pyesim? Për përmbajtjen e programeve tona? Nuk ju pyesim dot! E di pse? Sepse NUK na ndihmoni dot! Unë dhe kolegët e mi autorë e moderatorë kemi kthyer në studiot tona personalitete që jo i kishin hequr vizën, por i kishin derdhur me kohë bojën e stilografit RTSH-së. Për sa më përket, në 14 javë bëra atë që institucionet, përfshirë edhe atë që drejtoni ju sot, nuk e kanë bërë. Ngrita nga varri në kuptim të parë e metaforik, si të doni ju, personazhë që me vetëdije a jo, ju të gjithë, në çdo institucion, ja kishit vënë shqelmin me kohë.

Por nuk dua të ndalem më gjatë këtu, sepse “për çdo nënë, fëmija i vet është më i bukuri në planet”.

Uroj shumë që nëse s’të bie ty në dorë ky shënim, (kuptohet, jo se pres ndonjë reflektim), t’i bjerë Baton Haxhiut, i cili të këshillon si mik ta mbyllësh nja gjashtë muaj RTSH-në.

E nëse Batonit i bie në dorë ky shënim, a mundesh të lutem t’i drejtohesh si mik mikeshës tënde që para se t’i vendosë atë drynin e trashë RTSH-së, madje jo për gjashtë muaj, por përgjithmonë ndoshta, të na japë ato lekët tona?

Fundja s’u morëm me piramidat sudjane në 97-ën. Pse duhet të përjetojmë piramidë rtshjane të 2025-ës?

Sa për padi e gjyqe patjetër që e kam menduar, por s’jam bindur ende nëse shqiptarët e meritojnë të paguajnë para për kapriço drejtorësh arrogantë e indiferentë, ndërkohë që paguajnë çdo muaj për të parë atë që prodhojmë.

P.S. Unë nuk pres të lëshoj xixa me këtë shkrim, por mbi të gjitha e bëra sepse:

1- S’mund të mbaj me shpresa bashkëpunëtorët e mi dhe as t’u transferoj më rrena korridoresh.

2- Sepse kam parë aty-këtu, nëpër fletë rrufe portalesh me artikull shkrues anonimë, të më përmendin emrin dhe kanë folur sikur ta kenë ata gojën time në fytyrë.

Unë jam Kozeta Kurti, me këtë fytyrë e me këtë emër që nuk fshihem pas gishtit dhe që rrugën time, aq sa kam bërë, e kam bërë vetë, pa lëpirë tasa pronarësh mediash, apo njerëz të veshur me pushtet mediatik a politik. Kjo rrugë imja është e ngjashme me shumë kolegë të mitë, siç është e pakrahasueshme fare, po fare me shumë drejtues apo ish drejtues nëpër punërat tona.

20 Komente

  1. f
    franc

    Kështu është kur baxhellat marin poste të tilla kaq të larta....

    Përgjigjjuni
    1. H
      Habi

      Kozeta Kurti eshte ajo qe e kapen duke vjedhur ne Itali?

      Përgjigjjuni
      1. t
        toni

        ka mbeshtetjen e KM-se prandaj ben çfare i do pjeshka.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1997

          Zonje, a e dini qe mund t'i drejtoheni gjykates civile ku mund te pretendoni edhe interesat e pagave te pamarra? Eshte e vetmja zgjidhje ku mund t'ju njihen pagesat, mbasi vendimet e gjykates civile jane ekzekutive!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ruzhdija

            Te drejte ke o franc se kjo baxhella e televizionit e kthyer ne zhvatese te papare si thithlopa eshte njesoj si ajo bazhella qe kemi ne aty FMD quhet Eda Xhajanka po nuk di si ta quash, profesore, jo se ka staturen e idiotes ndaj nuk pranohet. Ta quash te fisme eshte baxhelle. Ta quash te mire eshte hajdute dhe lekiste e papare. U be Eda profesore por realisht nuk di te mushe nje dhemballe nzdersa doktoraturen e ka zhdukur se e ka plagjature. Kur kish te dashurin e fundit Gjaten e kaloj lumin por tani askush nuk ia var se eshte femer pise!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Era

              Kozeta eshte imazhi i deshtimit te atij tv, do dhe lek kjo

              Përgjigjjuni
            2. C
              Cute Babulja

              Cfare ke me kontrate le te te japin leket, por sa per emisionet qe ben ti dhe TVSh jane mediokritet. Askush nuk ju ndjek! Besoj as familjet tuaja!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje qytetare

                Kjo nuk eshte e vertete, emisionet e Kozetes jane shume terheqese, por qe dhe shijet jane personsle dhe kjo eshte e vertete,

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sinan Berduvela

                Eh moj Kozete! Paske bere aq para sa shet edhe pordhe! Qe Eni Vasili eshte karakurve, nuk diskutohet, por t'i je pak me shume! Ti ke edhe nje favor, je edhe kellire dhe hajdute!

                Përgjigjjuni
                1. n
                  na myten hajvanat

                  Kar Berduvela, akoma nuk e ke mesuar qe puna ne gjithe boten paguhet? Kurve bure (me 1 r)!

                  Përgjigjjuni
                2. l
                  llazi usa

                  Eni eshte baxhella e tv

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    MEDIA TË KAPURA

                    Shumë kërkon kjo Kozeta! Eni është mikja e Linda Ramës. U vu një komision i tërë në rresht për ta bërë drejtoreshë, pozitë opozitë. Pastaj në Shqipëri tashmë paguhen vetëm qeveritarët, mafiozët, politikanët, dhe hajdutët. Gjithshka tjetër do bëhet falas. Plus që kur te news24 gazetarëve apo punonjësve nuk iu jepeshin pagat e s'iu paguheshin sigurimet, normalisht mos prisni kulturë tjetër pune te RTSH nga Eni. Mos pagesa e rrogës është edhe një formë presioni që të ikësh vetë nga puna e kështu Eni punëson miqtë e saj dhe të partisë. _____________________https://pamfleti.net/anti-mafia/10-milione-euro-per-mikeshen-e-re-pazari-i-pare-i-eni-vasilit-ne-rtsh-i280196

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      daja

                      çfar e ka eni vasili petrit vasilin

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andi

                        Pa qene prosti, e paedukuar dhe hajne nuk mund te arish majat e push...tetit ne Shqiperine tone te mjere dhe te ...jere

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          komentues

                          thua valle nje televizion publik si RTSH te mberrije ketu? Pak periudhe e gjate 5 muaj, nga ana ligjore do ishte bere problem. Mos ka tjeter forme kontrate Zonja Kozeta?

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Besnik

                            Ruzhdie, doktoraturen e ka fshehur Etleva Qeli , e nxori dhe Taulant Muka .

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Besjani

                              Edhe titullin profesore asocjuar ja dhane koleget jashte kritereve, pa asnje botim, Te gjithe ne FMD e dine qe etleva qeli vete i conte koleget ne organet e drejtesise me emra anonime e pastaj vete i ofronte ndihme qe ti fuste ne detyrim. Dhe keshtu etleva qeli mori tituj e grada jashte ligjit. E done kete dhe studentet qe tallen me te se nuk di te beje nje pacient ne praktika.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ardjan S

                                Pooo kjo pseudo pedagoge etleva qeli edhe pedagoget e jashtem i pranon dhe i merr jashte kritereve duke cuar bile ne rektorat te dhena jo te sakta. Puneson njerez qe kane mbeshtetje ne institucion qe ta mbrojne nga mangesite qe ka ne te gjitha pjeset ligjore per doktoraten, titullin, punen si pedagoge dhe budallalleqet qe ben ne oren e mesimit. Pa permendur ligesite me studentet, presionet ndaj tyre, maskaralleqet e moralin e ulet qe e karakterizon. Mjere FMD ku ka oerfunduar.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ardjan S

                                  Pooo kjo pseudo pedagoge etleva qeli edhe pedagoget e jashtem i pranon dhe i merr jashte kritereve duke cuar bile ne rektorat te dhena jo te sakta. Puneson njerez qe kane mbeshtetje ne institucion qe ta mbrojne nga mangesite qe ka ne te gjitha pjeset ligjore per doktoraten, titullin, punen si pedagoge dhe budallalleqet qe ben ne oren e mesimit. Pa permendur ligesite me studentet, presionet ndaj tyre, maskaralleqet e moralin e ulet qe e karakterizon. Mjere FMD ku ka oerfunduar.

                                  Përgjigjjuni
                              2. A
                                Aida

                                Po eshte e veetete. Taulant Muka ja cfare ka thene per Etleva Qelin.. Pa doktorature por Prof. Asoc dhe shefe departamenti- çudira shqiptare! Prof. Asoc. Etleva Droboniku (Qeli), pergjegjese departamenti në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, pretendohet se ka marrë gradën shkencore “Doktor Shkencash” në vitin 2010. Por, sipas verifikimeve, libri i doktoraturës së saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, ku ligji detyron depozitimin e tij. Rektorati i UMT e ka konfirmuar me shkresë zyrtare mungesën e librit të doktoraturës. Megjithëse Prof. Asoc. Qeli i është kërkuar disa herë edhe zyrtarisht të dorëzojë punimin e doktoraturës, ajo refuzon dhe nuk e ka bërë këtë veprim deri sot. Në bazë të ligjit, mosdorëzimi sjell humbjen e gradës “Doktor Shkencash” dhe rrjedhimisht edhe të titullit Profesor i Asociuar. Megjithatë, deri më sot, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë masa. Skandali bëhet edhe më i madh, pasi titulli “Profesor i Asociuar” i është dhënë asaj pa plotësuar kriteret: konkretisht pa pasur publikime me faktor impakti, siç e kërkon ligji. Edhe pse strukturat përkatëse, deri në MAS janë vënë në dijeni, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Ky është realiteti i shtetit shqiptar: në vend që të mbrojë meritokracinë dhe shkencëtarët e ndershëm, ai mbron abuzuesit dhe e mban peng sistemin akademik.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje