Sa kushton tryeza e Vitit të Ri, gjeli i detit është shitur më lirë se vjet, shtrenjtohet bakllavaja

31 Dhjetor 2023, 16:15Sociale TEMA

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri, gjeli i detit është shitur

Në orët  e fundit të këtij viti, kilogrami i gjelit të detit po kushton deri në 500 lekë më lirë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në tregun e Baldushkut, fermerët po e shesin gjelin e detit deri në 1.300 lekë/kg, nga 1.800 lekë/kg që arriti fundvitin e shkuar.

Sipas fermerëve, kjo ndodh sepse kërkesa nuk është e njëjtë me atë të dhjetorit të kaluar.

“S’ka treg, janë futur shumë pula të tjera. Dy ditë kemi këtu ne, nuk kemi shitur fare. Vjet i shita, pata 40 krerë. Vjet vajti 15 mijë lekë, 18 mijë, sivjet nuk ka treg fare. Unë kam 50 krerë, kam shitur 15. Është dobët këtë vit, i kemi shitur me 12, 10, 13”, thotë një fermer.

“Dobët fare, nuk ka klientë fare. I fundit vit ky që dal në treg, nuk ka qenë tregu kështu. Kam pas më pak vjet, 50 krerë. I shtuam se gjasme do të ecë, por në fakt u bë gropa”, shprehen ata.

“Është shumë larg, tregu është në mes të pazarit atje. Është tallje, mezi i kemi rritur. Ku ta gjej misrin ta blej unë. I kam të gjithë pa shitur, kam 100 krerë, çmimi 10 mijë lekë nuk e marrin, marrin ato të pularisë në rrugë. Ku t’i çoj pas vitit të ri, nuk shitet më”, thonë fermerët.

Ndryshe nga gjeli i detit, 1 kg bakllava me arra këtë vit po kushton afro 100 lekë më shtrenjtë.

Marjo Nela nga një pastiçeri në Tiranë shpjegon se ky shtrenjtim vjen për shkak të kostove të shtuara.

“Nëse do të nxjerrësh një produkt cilësor që tregu e përqafon, duhet të vësh lëndë të parë cilësore, lënda e parë që zë më shumë peshë te bakllavaja është arra dhe gjalpi, ne përpiqemi të kemi produkte sa më cilësore. 1 kg bakllava ka kosto 7-8 mijë lekë të vjetër, ndërsa ne dyqan klienti e marr 10 mijë lekë kg. Çmimi i arrave dhe gjalpit është rritur, është rritur me 10-15%. Për pasojë është rritur edhe çmimi i bakllavasë. Është 1 mijë lekë/kg më shtrenjtë sesa kushtonte vjet apo parvjet”, thotë Nela.

Nëse bëhet fjalë për bakllava me stika, konsumatorët do të duhet të paguajnë ndjeshëm më shumë.

“Një kg arra kushton 12 mijë lekë, ndërsa një kg pistachio bën 30 mijë lekë.  Normalisht edhe çmimi përfundimtar do të jetë më i lartë i bakllavsë me stika, 27 mijë lekë është kg i bakllavsë me stika”, shprehet ai.

Veç gjelit të detit dhe bakllavasë, në tryezat e shqiptarëve nuk mungojnë as mishi i viçit apo i qingjit, çmimet e të cilëve janë thuajse në të njëjtat nivele me ato të një viti më parë. E njëjta gjë vlen edhe për frutat, me përjashtim të mollëve, të cilat këtë dhjetor shiten më shtrenjtë se një vit më parë për shkak të dëmtimit të prodhimit.

5 Komente

  1. G
    Gezuar shqiptare vitin e ri. Shendet paci dhe isha

    Vetem Mero Bytha mund te jape lajme te tilla qe gjeli i detit vjet paska qene me shtrenjte. Vjet ishte maksimumi 12 mije. Kete vit maksimumi 15 mije. Dhe nuk ka shitje se vetem te jesh idiot te blesh nje gjel 130- 150 mije lek. Si ta bleje pensionisti gjelin e detit?? Po ai me rroge 500-600 mije lekshe??? Po ik o Mero te shplafte mortja

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      Corapekuqi ( gyzelave): cer thu mer ti,nuk kon pare me morr as nje bith pule!? Honi mer turkish bakllava e i bini me dore m'xhamie.... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ba

        Koment i mire.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nuk jane fshatarë, janë katunarë

        Fermeret shqipetare kane 30 vjet qe akoma nuk e kane mesuar ekonomine e tregut dhe kerkojne te shesin neper rruge e neper fusha. Fshataret e vertete kane kohe qe jane pershtatur dhe sigurojne tregun perpara prodhimit. Ndersa katunaret mbeten katunare, O do ta shesin shtrenjt ose e hedhin ne perrua. Mbaji tani, beji pasterma, ose do ja shesesh restauranteve me 600 lekë kilja. Kerkojne te rjepin qytetarin e varfer, dhe e bejne pa turp fare. Nje gjel deti ketu ne Angli kushton sipas shtresave te bleresve. Ka gjela 25, 30, 50, dhe deri ne 90 pound gjeli i therur dhe paketuar, ne supermarket. Jo ne fushe, si ne vitin 1800. Do mesojne edhe katunaret, por deri atehere fshataret e zgjuar do jene bere latifondistë, dhe katunaret mund ta kene humbur token fare. Fshataret jane të zgjuar nga natyra. Kurse katunareve u ka rene toka ne pjese pa dashje dhe nuk dine se çfare te bejne me të. Bujkroberit nuk behen dot bejlere. Kjo u vertetua edhe ne Zimbabwe. Mugabe jua mori token fshatareve te bardhe qe e manaxhonin per 300 vjet, dhe ua dha bujqve zezake. Mbeten tokat djerre dhe shkoi bujqesia atje ku s'mban më. Te njejten gje beri Sali Mugabe ne Shqiperi. Nuk ua dha token pronareve te ligjshem por e beri cope cope duke ja dhene katunareve qe te votonin per te. Tani katunaret e lane ne mes te rruges. Ndersa fshataret me tru mbeten socialiste sepse Sali Katunari u mor me shtresen e vet te katunareve. Tani le t'ja çojne gjelat Saliut te shtepia si dhurate per arrest shtepie. Derra mbeten derra.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Askushi

          Ok

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje