Shqipëria, “uri” për specialistë bujqësie

4 Gusht 2024, 21:10Sociale TEMA
Shqipëria, “uri” për specialistë bujqësie

Vendi ynë ka “uri” për të rinj që diplomohen në degët e bujqësisë dhe blegtorisë, për shkak të zhvillimit që po marrin këto sektorë si dhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Universiteti Bujqësor i Tiranës është zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një karrierë të qëndrueshme, pasi punësimi i studentëve pas diplomimit është në nivele deri ne 80 %.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron 6 programe studimi të cilat janë me diploma të barasvlershme me tregun evropian.

Nga ana tjetër, ka filluar procesi i binjakëzimit me universitetin e BOKU-së në Vjenë.

Për studentët që regjistrohen në degë prioritare, Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron një paketë të gjerë mbështetje, që nga pagesa prej 40 mijë lekësh në muaj, tek konviktet me një kuotë minimale si dhe ambiente moderne të pajisura me laboratorë sipas standardeve ndërkombëtare ISO sigurojnë një edukim cilësor dhe praktik.

3 Komente

  1. f
    fshatari

    po mire o mire po ky vend gati nuk ka buqesi. Ci duhen keta agronome e veterinere ? Apo sa per numer

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për ata që ia fusin kot

      Ku e di ti që nuk ka bujqësi apo futja kot nga dhoma me kondicioner? Cfarë ha ti? Sot rkdportohen mbi 500 milion euro produkte bujqësore ku bëhen në tarracat e pallateve?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Po PS ka krijuar akademira, pse duhet të kemi mungesë specialistësh? Është krijuar akademija e barinjve ku mësohet sesi bariu duhet t'u shërbejnë deleve. Por po ashtu është krijuar edhe akademija politike e PS, ku u mësohet deleve sesi t'i shërbejnë bariut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje