Shqiptarët s’janë fort pijedashës

6 Shkurt 2023, 22:00Sociale TEMA

Shqiptarët s’janë fort pijedashës

Kur flitet për konsum alkooli, Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë. Pra, në 190 shtete të marra në shqyrtim nga institutet vendore të statistikave dhe të renditura në listën e CIAs, vendi ynë është në mesin e tabelës.

Konsumi vjetor për banor raportohet 4.4 litra, sasi kjo që na çon shumë larg vendeve të para si ishujt Cook, Letonia, Çekia e Lituania ku norma vjetore e konsumit për frymë kalon 12 litra.

Edhe në raport me rajonin, shqiptarët bashkë me fqinjët e Maqedonisë së Veriut janë më pak të prirur për të pirë alkool, ndërsa pijedashësit më të mëdhenj jetojnë ne Malin e Zi. Në sasi, birra mban peshën kryesore të konsumit, ndjekur nga rakia dhe vera.

Edhe statistikat zyrtare të Eurostat e rendisin Shqipërinë të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Pijet alkoolike janë më të lirat në Evropë në Maqedoninë e Veriut, me 81 për qind të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219 për qind të mesatares evropiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri është 86 euro, ndërsa në Bashkimin Europian 286 euro.

6 Komente

  1. P
    Pukjani

    Nuk kemi kilter alkoli dhe me mire keshtu, pijanecet jane rraca me bythqir e felliqur ne glob

    1. k
      k

      Nuk pijnë shumë , por vjedhin shumë.

      1. N
        Njeres pa (qe sduan)pune

        Po, pa tjeter....e para nuk matet konsumi alkolit me spezen ne euro sepse cmimet jane te ndryshme ne vende te ndryshme. Dhe me e rendesishmja , nuk llogaritet dot prodhimi informal i pijeve, vere ,raki , qe nje pjese e mire e shqipove e prodhojne ne shtepi dhe pastaj fillojne ta dhurojne ne miq dhe te aferm pa fund ,ose ta shesin gjithandej po te miq e te aferm . Te gjitha keto jane jashte statistikave dhe tregojne qe ne nje menyre apo ne tjeter, jemi nje popull "pijedashes". Ne keto statistike te shitjes futet ndoshta vetem birra, prodhimin e se ciles nuk e njohim akoma, megjithese na pelqen gjithmone e me shume

        1. m
          mooooooooooooos ! Cfar gabimi .

          s'e dinim se ky (vec pederastise ) ishte Kushti Kryesore i BE-se !

          1. P
            Pashuku

            Statistikat jan krejt fallco sepse shqiptaret pin alkol shum por nuk esht dokumentum pin raki shpije kryesisht e cila esht e pa rregjistrume dhe super pijetart jan mysliman ne elbasan e komplet shqiprit mesme ne juge e juglindje dhe veri kudo pihet raki Vera ma pak epijet alkolike te fabrikume ose te huja .me llogarit me qmimet europiane alkoli ne shqipri asht fal dhe shum ma cilsor se alkoli ne shkall botrore.

            1. P
              Pashuku

              Statistikat jan krejt fallco sepse shqiptaret pin alkol shum por nuk esht dokumentum pin raki shpije kryesisht e cila esht e pa rregjistrume dhe super pijetart jan mysliman ne elbasan e komplet shqiprit mesme ne juge e juglindje dhe veri kudo pihet raki Vera ma pak epijet alkolike te fabrikume ose te huja .me llogarit me qmimet europiane alkoli ne shqipri asht fal dhe shum ma cilsor se alkoli ne shkall botrore.

              Lini një Përgjigje